"Unë doja të pyesja a mbaruam me këto marrjet dhe dhëniet e falenderimeve, mirënjohjet? Të dalim pak në temë tani. Avash me avash. Jo unë faktikisht kisha 8 vjet që nuk merrja pjesë në këngën magjike dhe dje mbrëmë e mora vesh arsyen pse se e kisha harruar me thënë të drejtën. Dua t’ja nis me punën e votave të kolegëve”, kjo fjalë e thënë nga Tiri Gjoci ishte dhe zanafilla e një debati të gjatë në studion e së “Dielës Shqiptare”, një ditë më parë.
Ashtu si dhe tradita e do, këngëtarët pjesëmarrës në këtë edicion të “Këngës Magjike”, u mblodhën të diela mbrëma në studion e së “Dielës Shqiptare” ku dhe shprehën falënderimet e tyre, por nuk lanë pa përmendur gjerë e gjatë dhe pakënaqësitë dhe hatërmbetjet me kolegët e tyre sa i përket votave të dhëna.
Një prej tyre ishte dhe Tiri Gjoci! Dukshëm i zhgënjyer nga ky festival, Tiri shprehu pakënaqësi sa i përket zgjedhjes së jurisë së këtij edicioni, ku pjesë e tyre ishte dhe gazetari Andi Vrapi. Sipas këngëtarit, një gazetar nuk mund të japë verdikt të saktë për një këngë. Më pas ai u ndal dhe te votat që kolegia e tij, Anxhela Peristeri i dha këngës së tij “Mos ik o ma”. Sipas tij, vlerësimet e saj në këtë edicion të “Këngës Magjike” kanë qenë “qoka”.
“Zemra, ke bërë qoka nga fillimi deri në fund”, iu drejtua Tiri Anxhelës, e cila më pas ia ktheu duke i thënë se kënga e tij nuk i pëlqeu dhe se nuk ishte në shijet e saj.
“Kënga jote nuk ishte në shijet e mia se më pyete dhe pastaj mund të flasësh! Mua mos më thuaj për qoka sepse unë jam e vetmja këngëtare që nuk kam bërë qoka as kur kam qenë në konkurrim! Votat e mia janë të dukshme dhe këngëtarët i ke këtu”, tha Anxhela.
Pjesë e këtij debati u bë dhe Xheisara, të cilën vetë Tiri e kishte vlerësuar me zero pikë dhe sipas këngëtares një vlerësim i tillë ishte jo korrekt duke marrë parasysh këngën, performancën me të cilën ajo kishte ardhur në këtë edicion të “Këngës Magjike”.
“Atëhere çfarë nuk të pëlqeu, interpretimi, kënga apo s’të pëlqeu kompozimi? Më kthe një përgjigje”, iu drejtua Xheisara.
PJESË NGA DEBATET:
Tiri Gjoci: Unë doja të pyesja a mbaruam me këto marrjet dhe dhëniet e falenderimeve, mirënjohjet? Të dalim pak në temë tani. Avash me avash. Jo unë faktikisht kisha 8 vjet që nuk merrja pjesë në këngën magjike dhe dje mbrëmë e mora vesh arsyen pse se e kisha harruar me thënë të drejtën. Dua t’ja nis me punën e votave të kolegëve. Me thënë të drejtën e kuptoj dhe e di përgjigjen e kolegëve kur vjen puna te pikët, do thonë Çpunë ke ti ne kështu e kemi menduar, e kemi vlerësuar.
Ardit Gjebrea: Si dhe votat e tua.
Tiri: Apo jo Andi? Kur vjen puna te juria pastaj është gjë tjetër, juria duhet të ketë një lloj standardi, një lloj kriteri që duhet të vendosi pikët, por unë doja të dija se cili është kriteri i Andit? Po merrem me ty Andi meqënëse je më i vogli.
Andi Vrapi: Unë të them dhe pikët, që të jemi të saktë. Të kam dhënë 22 pikë.
Tiri: E di ça më tha Andi, 'të kam dhënë 22 pikë, mos pretendoje më shumë?'
Andi Vrapi: Duhet ta thuash dhe kur e kemi bërë këtë diskutimin, e kemi bërë në "after party"
Tiri: Po pasi kishte mbaruar gjithçka.
Andi: E çfarë me ke thënë ti mua? "Që ti më ke dhënë më shumë nga sa më dhanë njerëzit që unë i njoh.
Tiri: Unë nuk kam pasur ndonjë pretendim nga ty, kam pasur pretendim nga përzgjedhja e jurisë. Mua nuk më bën sens gjëja se si ti mund të dalësh të thuash pikët e mia janë nga 2 deri në 40. Se si ti mund të votosh një artiste si Fifi.
Andi Vrapi: Unë kam zgjedhur parim këngën dhe kënga e Fitit më ka pëlqyer më shumë se e jotja.
Tiri: Cilët janë kriteret që ti përzgjedh, atëhere kur të bëhet një festival tjetër që të bëhet për gazetarinë mbase e bën Arditi në të ardhmen mua më zgjedh si juri.
Gjebrea: Tiri duhet të ndërhyj, së fundmi rrjetet sociale janë një gjë e rëndësishme në jetën tonë dhe duhet të jemi të kujdesshëm për të zgjedhur cilët elementë zgjedhim nga ata që shkruajnë në rrjetet sociale dhe mund të them se Andi është një nga ata të cilët që e njeh më mirë muzikën se sa shumë të tjerë që pretendojnë që janë në rrjetet sociale, unë mendoj se Andi është i duhuri për të vlerësuar elementet që ka një këngë që do të thotë dhe ti mund të vlerësosh një pikturë të bukur, një ndeshje futbolli, por duke lënë mënjanë këtë. Unë para se të vendosh bisedoj, kuptoj dhe Andi nuk më ka zhgënjyer.
Tiri Gjoci: Mund të vazhdoj me pjesën tjetër, se i kam mbajtur të gjitha?
Ardit Gjebrea: Mund të vazhdoj, por doja të të pyesja se si ka mundësi që Xheisarës i ke dhënë 0 pikë, Dilani ka 0 pikë, Blerina Braka ka 0 pikë nga ana jote?
Tiri Gjoci: Unë isha finalist vetë dhe mora 3 pikë nga Anxhela Peristeri përshembull. 4 pikë sorry.
Anxhela Peristeri: Mund të ta argumentoj dhe pse, patjetër.
Tiri Gjoci: Kam një pyetje, çfarë kishte ajo që ishte me 6 pikë më shumë se kënga ime?
Anxhela Peristeri: Tiri, dëgjo, të gjithë artistët që janë këtu sot mendoj që janë të votuar nga unë, fatmirësisht kanë ardhur nga këta artistë që të të ngrija ty?
Tiri Gjoci: Zemra, ke bërë qoka nga fillimi deri në fund.
Anxhela Peristeri: Kjo është pyetja që po të bëj unë ty.
Tiri Gjoci: Ke bërë qoka nga fillimi deri në fund. Ke votuar ata që këndon nëpër ‘live’…
Anxhela Peristeri: A ka mundësi t’i përgjigjesh pyetjes?
Tiri Gjoci: Është diçka që përsëritet vit pas viti.
Anxhela Peristeri: Këngët e mia të preferuara kanë dalë të gjitha në treshe, Rozana Radi, Ronela Hajati, Pirro Çako dhe Arilena Ara…
Anxhela Peristeri: Kënga jote nuk ishte në shijet e mia se më pyete dhe pastaj mund të flasësh! Mua mos më thuaj për qoka sepse unë jam e vetmja këngëtare që nuk kam bërë qoka as kur kam qenë në konkurrim! Votat e mia janë të dukshme dhe këngëtarët i ke këtu!
Tiri Gjoci: Mbrëmë jemi takuar te ‘afterparty’ dhe më ke thënë Tiri, më ke bërë për të qarë.
Anxhela Peristeri: Po, më ke bërë për të qarë, është e vërtetë.
Tiri Gjoci: E pashë, sa më ke votuar me 4 pikë.
Anxhela Peristeri: Më ke bërë për të qarë sepse ke një këngë me tematikë që vërtet të bën për të qarë, por unë këngë me tematika kaq të dhimbshme nuk i pëlqej dhe këtë e dinë të gjithë sepse mua më futin në një gjendje depresive që nuk dua ta përjetoj.
Andi Vrapi: Sa pikë ka dashur se 22 nuk i pëlqejnë, 4 nuk i pëlqejnë, sa pikë doje?
Tiri Gjoci: Nuk ka lidhje fare me pikët.
Andi Vrapi: Po atë po na përmend.
Anxhela Peristeri: Që ta mbyllim këtë diskutim, për mua këngët e tjera ishin shumë më të bukura se kënga jote.
Xheisara: A mundet ti bëj dhe unë një pyetje Tirit? Çfarë nuk të pëlqeu ty Tiri te kënga ime, teksti...? Prit, prit të mbaroj unë.
Tiri: Ndjes, mbaro.
Xheisara: Ça the ti ça the?
Tiri: Mbaro, mbaro se nuk po ndërhyj.
Xheisara: Aaa thash se më the ndonjë gjë nën dhëmbë. Atëhere çfarë nuk të pëlqeu, interpretimi, kënga apo s’të pëlqeu kompozimi? Më kthe një përgjigje.
Tiri: Kënga jote ishte listuar në vendin e 18-të nga fundi. Ne ishim të detyruar për shkak të këtij procesi të lëmë 18 artistë jashtë dhe ti ishte e 18-ta nga fundi për mua.
Blerina Braka: Ne nuk mund të kërkojmë llogari pse më ke vendosur zero, zero ka për të gjithë.
Xheisara: Të lutem nuk po kërkoj llogari, a të flas unë e dashur se kam fjalën, të mbaroj unë dhe pastaj vazhdo ti.
Xheisara: Nëse unë isha e 18-ta ti ishte shumë më poshtë, nëse ti kishte një këngë vërtet që unë nuk ta kam dëgjuar fare sepse që kënga titulli unë kam qenë shumë ndejshme këtë kohë se kam humbur babain, dhe se kam dëgjuar këtë këngë dhe kur ke kënduar ti unë kam dalë jashtë se nuk e dëgjoja dot.
Por përsëri unë duke pasur parasysh se ishte një tekst shumë i mirë dhe ti je një këngëtar shumë i mirë unë për asnjë moment s’të lashë pa pikë.
Tiri: Faleminderit shumë për të gjitha fjalët, por çfarë lidhje ka me zero pikët që të dhashë unë ty.
Xheisara: Ka lidhje, si mund të më japësh mua ti zero pikë?
Tiri Gjoci: Po pse moj shpirti çfarë je ti, avash me zemra qetësohu.
Xheisara: Çfarë jam unë? Po të kthej përgjigje, jam këngëtare që këndoj çdo fundjavë live kam 10 vite që këndoj live.
Aurel Thellimi: Këtu nuk kem i ardhur të konkurrojmë me cv artistike të asnjë artisti, kënga jonë përfaqëson atë që ndjejmë në këto momente. Unë kam marrë zero pikë edhe nga ty Tiri, gjithsesi ska rëndësi unë kur kam dalë nga salla dje dhe kam kaluar në një nga lokalet e Tiranës unë kam hyrë dhe më kanë pritur me këngën time "Hajde-hajde".
Aty kam ndjerë që muzika nuk ka moshë, puna vlerësohet me të kënduarit këngën të tjerit, Tiri artistin nuk e bën diploma, mua karriera më ka mësuar të gjykoj drejt. Kam hyrë më pak në finale, se jam i dashur, të gjithë të rinjtë e dinë çfarë adrelinë u jap, jam shok i ngushtë i Anxhela Peristerit dhe nuk i kam kërkuar pikë. E di pse Tiri? Sepse unë vlej Tiri.
Blerina Braka: Jam e sigurt që gjithë që jemi këtu jemi të pakënaqur, gjithmonë kështu ndodh. Nuk më pëlqen që e diskutojmë. Ishin të gjithë shumë artistë të mirë dhe realisht ishin të gjithë këngëtare shumë të mirë, përjashtim të dy treve sipas mendimit tim. Ishin nivel i lartë. Unë i kam shijuar të gjithë, çfarë vlere ka kjo? Kemi votuar kështu.
Tiri: Ka shumë vlerë, se unë kam marrë pjesë te Kënga Magjike për herë të parë në 2011, nuk jam ndjerë asnjëherë, në 2024 jemi sot dhe kam të drejtën time të flas. Kam ardhur në Këngën Magjike me këngën time më të bukur
Blerina Braka: O zemra edhe unë mendoj që kam këngën time më të bukur deri më sot. Të gjithë pretendojmë. Ti më vure zero, s'ka problem.
Ronela Hajati: O Tiri. Dëgjo, kjo puna e pëlqimit të këngës tënde është shumë subjektive. Se të ishte për mua do kisha fituar çmim të parë gjithmonë që kam marrë pjesë se më pëlqen shumë kënga ime.
Nuk ka si kënga ime. Ideja është që njeriu duhet të jetë me këmbë në tokë. Nuk është puna që po flet në 2024 për herë të parë se ke marrë pjesë në 2011. Unë kam marrë në 2006, skam dalë në finale, kamë dalë në 10ce, kurrë nuk kam gjykuar artistët. Unë gjykoj një artist që futet në 5-çe më të mirë ngelet me zero dhe unë jam pro artistëve të rinj, por kur kam qenë artiste e re skam fluturuar kurrë me presh, me sensin se një artist që është një artist që është i ri dhe kjo që thoni nuk gjykohet njeri nga CV, gjykohet se me atë CV tregon se sa punë bën. Fakti që ti vjen me një këngë për të qa nuk do të thotë që je më i miri. Ti thua pse më dha 22 pikë? Ja Marsela mua më dha 22 pikë, po çfarë ti bëj unë Marselës.