
Vetëm 24 orë na ndajnë nga finalja e madhe e këtij edicioni të tretë të Big Brother VIP. Dhe ndërsa gara është shumë e fortë dhe ndryshe nga vitet e tjera nuk ka një ide të qartë se kush do e fitoj çmimin e madh, miq dhe familjarë të konkurrentëve po bëjnë thirrje se përse duhet ta fitojë secili nga ata.
Edhe moderatorja Bora Zemani ka bërë thirrje shpesh për të votuar Romeon, por këtë të premte në emisionin e saj është pyetur se përse Romeo dhe jo Heidi?
“E para njëherë se nëse ata të dy do ishin në pod final, ndoshta do ishte gjëja më e bukur që mund të na shihnin sytë. Patjetër që mendoj se Romeo e meriton finalen jo vetëm se është njeri i afërt i imi, por di që është shumë i sinqertë aty brenda.
Unë vetë preferoj të shoh më mirë atë njeriun emocional dhe të sinqertë, jo atë që gjen strategji. Ka pasur durim në shumë situata të vështira. Romeo ka pasur shumë dinamika me finalistët e tjerë“- u shpreh Bora Zemani.