Një ndër lajmet më të bujshme këtë të premte ka qenë aksioni i Prokurorisë së Tiranës e cila sekuestroi rreth 50 milionë euro pasuri. Pronat e sekuestruara rezultuan të jenë në pronësi të 7 personave, të cilët në bashkëpunim me Elman Abule, i dënuar në Belgjikë për trafik droge e grup kriminal, kanë pastruar para dukë bërë blerje fiktive me vlera jo reale.
Sipas Prokurorisë, në mesin e këtyre personave qëndronte dhe emri i Kristian Boçit dhe bashkëshortes së tij, Drilona Boçit. Këta të dy dyshohet se gjeneronin para, duke përfituar nga të ardhurat e trafikut të lëndëve narkotike.
Por, si duket ky lajm nuk e ka shqetësuar aspak Drilonën e cila po vijon normalisht jetën e saj. Në postimin e saj në “Instagram”, pronarja e një prej atelieve më të famshme në Tiranë “Altar” , ka reklamuar një produkt ku dhe ka treguar se sa me rëndësi është kujdesi ndaj fytyrës.
E ndryshe nga postimet e tjera ku lejonte ndjekësit që të linin komentet e tyre në fotot e saj, Drilona në këtë post ka vendosur që t’i bllokojë ato për të parandaluar kështu kritikat.
Ndërkohë, theksojmë se pak më herët lidhur me lajmin e sekuestrimit të pronave reagoi edhe vetë biznesmeni, Kristian Boçi. Në reagimin e tij Boçi pretendonte se akuzat janë të pavërteta dhe se në 47 vite jetë ai nuk ka shkelur asnjëherë ligjin.
“Për 47 vite i kam dhënë më të mirën time, kam ndarë edhe kafshatën e funit me atë që s’ka. Kurrë nuk i kam hyrë në hak vendit tim, as me vjedhje, as me tendera, as me krime, as me poste, as edhe me një llojë gjëje që cënon ligjin e vendit tim”, shkruante Boçi ndër të tjera në postimin e tij.