Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Prokuroria e çoi për gjykim së bashku me Elian dhe ish-vjehrrin, Princ Leka shijon pasditet me partneren e re

Shkruar nga Newsbomb
Prokuroria e çoi për gjykim së bashku me Elian dhe
Blerta dhe Princi

Princ Leka tanimë nuk fshihet nga asgjë dhe askush për të treguar dashurinë e tij për Blerta Celibashin. Sërish çifti janë fotografuar rrugëve të kryeqytetit.

Nën shoqërinë e njëri-tjetrit, Princ Leka dhe fotografia janë parë teksa ishin duke shëtitur në Pedonalen e Tiranës.

Pas përfundimit të martesës disa vjeçare me Elia Zaharinë, qytetarët janë “sy e veshë” nga romanca më e re e Princit. E sigurisht, si në çdo rast tjetër e kësaj here nuk do lejonin që t’iu ikte rasti pa i shkrepur një foto.

Prokuroria e çoi për gjykim së bashku me Elian dhe
Princ Leka dhe Blerta Celibashi

Kujtojmë se këtë të shtunë Prokuroria e Tiranës mbylli hetime dhe dërgoi për gjykim Princ Lekën, ish-bashkëshorten e tij Elia Zaharian dhe babain e kësaj të fundit, Gjergj Zaharia për akuzën dhunë në familje.

Princ Leka dhe Elia Zaharia, tashmë të divorcuar më herët janë përfshirë në një episod të dhunshëm mes tyre, ku i përfshirë ka qenë edhe babai i aktores, Gjrgj Zaharia.

Ngjarja u bë edhe më e bujshme, pasi në rrjetet sociale qarkulluan pamjet mes përplasjes së çiftit dhe Gjergj Zaharia nga Oborri Mbretëror. Pas kësaj Princ Leka dhe Elia Zaharia janë pajisur me urdhër-mbrojtje për 6 muaj ndaj njëri-tjetrit. Ata nuk duhet t’i afrohen njëri-tjetrin më shumë se 5 metra.

Princ Leka Zogu pretendon se është dhunuar nga vjehrri i tij, Gjergj Zaharia dhe Elia Zaharia. Gjithashtu edhe Elia denoncoi në Polici ish-partnerin e saj duke e akuzuar se ka ushtruar dhunë ndaj babait të saj, Gjergj Zaharia dhe vetë asaj.

Princi pretendon se ndaj tij është ushtruar dhunë dhe për këtë u paraqit në Komisariatin e Policisë Numër 1.

Ndërkohë theksojmë se Revista Neësbomb.al në numrin e dalë në treg më datë 20 Prill, ka zbardhur ekskluzivisht marrëveshjen e divorcit mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese