Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

"Prishi familjen për Endri Priftin", Olta Bruko sqaron njëherë e mirë: Nuk kam qenë e martuar

Shkruar nga Newsbomb
"Prishi familjen për Endri Priftin", Olta Bruko sqaron
Ola Bruko dhe Endri Prifti

Këngëtari Endri Prifti dhe gazetarja Ola Bruko tashmë ka bërë daljen e parë televizive si një çift. Një marrëdhënie që ka nisur në ambientet e punës, Ola Dhe Endri kanë rrëfyer për emisionin “Ndryshe” sesi gjithça nisi pa kuptuar.

Dyshimet për një marrëdhënie midis tyre kanë qarkulluar nëpër rrjet që në verën e kaluar kur vëllezërit Endri dhe Stefi ishin bashkëprezantues në emisionin “Dola te Ola”. Shkak për ngritjen e këtyre dyshimeve ishte afërsia që ata shprehnin me nëjri-tjetrin gjatë kohës që ishin në ekran ndërsa këto zëra u konfirmuan vetëm disa muaj më parë.

Kishin thënë njerëzit që kur kalon të 40-at, sikur është një jetë e dytë. Thoja unë që ja fusin kot, por kështu qenka,” ka thënë Ola duke shprehur se po kalon periudhën më të mirë. Ndërsa Endri e ka plotësuar rëfimin e saj duke thënë "e treta është e vërteta,” teksa la të kuptohet se kjo është një marrëdhënie e rëndësishme për të dhe pse jo e fundit, referuar dy martesave të mëparshme që Endri ka kaluar.

Kujtojmë që Ola Bruko është sulmuar tepër në rrjet nga komentuesit teksa e akuzonin atë për prishje të martesës vetëm për të qenë me Endri Priftin. Ajo e sqaroi dhe këtë gjë në emision teksa tha se martesa kishte përfunduar në kohën që ajo nisi historinë e dashurisë me këngëtarin.

Çifti përmendi se përvoja e përbashkët me sfidat dhe vuajtjet i ka lidhur edhe më shumë. “Historia e jetës është e përbashkëta jonë kryesore. Vuajtjet që kemi kaluar, tradhtitë që na është dashur të përballojmë,” tha Ola. Nga ana e tij, Endri e vlerësoi Olan për sinqeritetin dhe shpirtin e saj të vërtetë, duke shtuar: “E dua shumë.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese