Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Prindërit e Poit sërish në krahët e njëri-tjetrit! Detaji që tregon ribashkimin e Sarës me Ledrin

Shkruar nga Newsbomb
Prindërit e Poit sërish në krahët e njëri-tjetrit!
Foto/ Ledri, Sara dhe Poem

Si duket Ledri dhe Sara e kanë rigjetur sërish rrugën për te njëri-tjetrit! Prej ditësh po thuhet se çifti më i komentuar i showbi-zit dhe prindërit e Poem Blu-së kanë lënë mbrapa mëritë dhe zënkat dhe kanë hapur një tjetër faqe në marrëdhënien e tyre.

Burime për revistën “Class” thanë se Ledri dhe Sara kanë nisur bashkëjetesën.

“Krizë ka pasur, nuk ka qenë për lojë mediatike e për klikime, siç përflitet. Tani e kanë gjetur rrugën për te njëri-tjetri sërish dhe jetojnë bashkë, me vajzën e tyre Poem Blu, të lumtur”, thekson burimi për Class. Ndërkohë, newsbomb hodhi dhe një sy të shpejtë nga profili i “Instagramit” të artistit, i cili kishte “zhdukur” çdo foto dhe video me Sarën.

Por, disa, tek-tuk, janë rikthyer sërish dhe kjo është një provë mjaft e fortë që Sara dhe Ledri janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit!

Lidhja dhe ndarja e Ledrit dhe Sarës kanë qenë në qendër të vëmendjes, duke u bërë lajmi më i klikuar i vitit që lamë pas. Por, si duket këtë verë të nxehtë do të merremi me ribashkimin e tyre e pse jo dhe me ndonjë lajm shtatzënie.

Prindërit e Poit sërish në krahët e njëri-tjetrit!Prindërit e Poit sërish në krahët e njëri-tjetrit!Prindërit e Poit sërish në krahët e njëri-tjetrit!

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese