Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Princi William në koncertin e Taylor Swift, videoja e tij e kërcimit po "çmend" rrjetin

Shkruar nga Newsbomb
Princi William në koncertin e Taylor Swift, videoja e tij e kërcimit
FotoMontazh/ Princi William dhe fëmijët e tij në foto me Taylor Swift dhe kërcimi i tij në tribunë

Princi i Uellsit, William feston sot ditëlindjen e tij të 42-të, ndërsa mbrëmjen e djeshme së bashku me dy fëmijët e tij të mëdhenj, Princin George dhe Princeshën Charlotte ai ka qenë i pranishëm në koncertin e Taylor Swift.

Princi William duket se është një nga fansat e këngëtares së njohur amerikane Taylor Swift . Edhe pse turneu i saj në Londër ka qenë një sukses i madh dhe ka tërhequr mijëra njerëz, ishte e paimagjinueshme që të mendonit se Princi i Uellsit do të ishte në tribunat në Wembley.

Në një video që po bën xhiron e rrjetit social TikTok, Princi William mund të shihet duke kërcyer nën ritmin e këngës "Shake it Off". Videoja e shpërndarë është bërë menjëherë virale, duke tejkaluar 85,000 pëlqime në vetëm tre orë dhe miliona shikime.

I veshur thjesht, me një këmishë, xhaketë dhe pantallona, ​​Princi William duket se po argëtohet  dhe po e shijon në maksimum muzikën, duke mos marrë parasysh turmën rreth tij.

Taylor Swift dhe partneri i saj Travis Kelce kanë bërë një fotografi me Princin William dhe 2 fëmijët e tij.

Princi i Uellsit ka qenë në prapaskenë me Princin George dhe Princeshën Charlotte dhe aty kanë bërë një fotografi me këngëtaren, Taylor Swift dhe partnerin e saj, Travis Kelce.

Taylor Swift ka postuar foton në llogarinë personale në Instagram dhe me këtë postim ka uruar edhe Princin William për ditëlindjen e tij.

Në mbishkrimin e postimit të saj thuhet: “Gëzuar ditëlindjen! Shfaqjet në Londër kanë një fillim të shkëlqyeshëm".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Taylor Swift (@taylorswift)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese