Hapësire reklamuese


Showbiz & Lifestyle

Princ Leka dhuron “kartolinën pranverore” me vajzën e tij për 1 Qershor

Shkruar nga Newsbomb
Princ Leka dhuron “kartolinën pranverore” me vajzën e tij
Princ Leka me vajzën e tij, Princeshën, Geraldinë

Sot është 1 Qershori, dita ndërkombëtare e fëmijëve, e cila festohet dhe kremtohet në të gjithë botën.

Këtë ditë të veçantë Princ Leka duket se ja ka kushtuar vajzës së tij, princeshës Geraldina.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Princ Leka ka publikuar disa foto të ëmbla me vajzën e tij në natyrë, ndërsa krahas tij shkruan edhe një urim në kuadër të festës së 1 Qershorit për fëmijët e kombit shqiptar.

“Duke festuar me vajzën time Geraldinë, ju dërgojmë urimet tona të përzemërta të gjithë fëmijëve të kombit tonë. Gëzuar 1 Qershorin! “, shkruan Princ Leka në postimin e tij të bërë në Instagram.

Në fotot e publikuara, shihet një marrëdhënie e përsosur babë e bijë, teksa shfaqen shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit duke luajtur, mbledhur lule në bahçen e gjelbër, pikturuar dhe shkëmbyer përqafime.

Princesha e vogël, Geraldinë ka veshur një fustan rozë me flokët e lëshuara, ndërsa Princi shfaqet me një këmishë ngjyrë “gurkali” dhe pantallona bezhë, ku të dy duken shumë të gëzuar pranë njëri tjetrit.

Kartolina e publikuar është realizuar nga fotografja që i ka marrë edhe zemrën princit, Blerta Celibashi, të cilën e ka etiketuar në postim.

Kujtojmë se lidhja e tij romantike me fotografen bëri bujë mediatike, pas skandalit të konfliktit me ish-bashkëshorten e tij, aktoren Elia Zaharia dhe babain e saj, e cila degjeneroi në dhunë fizike midis palëve.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese