Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

“Prezantonin ata që s’kanë idenë”, Roza Lati kunjë Top Channel-it? Moderatorja tregon arsyen e mungesës së saj në televizion: Profesionisti kushton

Shkruar nga Newsbomb
“Prezantonin ata që s’kanë idenë”, Roza Lati
Roza Lati

Moderatorja e njohur Roza Lati përmes platformës "Instagram" ka treguar në lidhje me mungesën e saj në televizion.

Në përgjigjet e saj, ish-banorja e "BBVA 3" flet dhe për eksperiencën e saj në realityshow, ku e përmbledh vetëm më një fjali: "Mu shpif".

“Prezantonin ata që s’kanë idenë”, Roza Lati
Pergjigjja e saj per BBVA

Gjithashtu, lartë e poshtë më parë u përfol se Roza Lati do të prezantonte Fun Club-in, e cila më pas u moderua nga Heidi Baci.

Duket sikur Roza ka një kunjë për Top Channel, teksa shkruan se në televizione iu jepet e drejta, njerëzve që sipas saj nuk ia kanë idenë prezantimit.

“Vura re, jo vetëm një televizion që po u jepej e drejta të drejtonin e moderonin programe në Tv. Persona që nuk e kanë magjinë e fjalës, artin e komunikimit, por që ju vënë atë kufjen në vesh që publiku nuk e kupton. Vura re që pazari i të drejtuarit program kishte rënë….Rroga qesharake po dëgjoja vërdallë, dhe nëse sillje sponsora, përqindje qesharake po dëgjoja nga të katërta anët.Profesionisti kushton, nuk do të drejtoj programe falas apo me pazar të ulët vetëm që të jetë i famshëm”, shkruan Roza Lati.

“Prezantonin ata që s’kanë idenë”, Roza Lati
 
“Prezantonin ata që s’kanë idenë”, Roza Lati
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese