Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Postoi foto me sy të nxirë, Sharon Ston sqaron se çfarë ndodhi me të gjatë pushimeve në Turqi

Shkruar nga Newsbomb
Postoi foto me sy të nxirë, Sharon Ston sqaron se çfarë
Fotoja e postuar nga aktorja, Sharon Stone

Aktorja e njohur Sharon Stone, e cila postoi ditën e djeshme një foto në rrjetin social, Instagram nga pushimet në Turqi, ku shfaqej me syrin e nxirë është rikthyer sërish për të qartësuar fansat në lidhje me shqetësimet e ngritura për shëndetin e saj.

Në një video të postuar ditën e sotme, aktorja ka treguar se shkak për dëmtimin e syrit është bërë rrëzimi në tualet, teksa ishte zgjuar natën vonë për nevojat e saj, ndërsa shton se ajo po kalon shumë mirë me pushime.

Hej, e di që të gjithë jeni të shqetësuar për mua nga syri i nxirë, kështu që dua të dini se kam udhëtuar në kaq shumë vende dhe hotele sa në një moment sapo u ngrita në mes të natës për të shkuar në tualet nuk dija ku isha. Dhe rashë me fytyrë mbi mermer. Jo, askush nuk më ka bërë asgjë dhe jam mirë. Po kaloj shumë mirë dhe jam mirëpritur në çdo udhëtim që bëj”,- tha aktorja Sharon Stone.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sharon Stone (@sharonstone)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese