Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Politika i "ndau"? Stresi tregon i mërzitur marrëdhënien e tij me Noizyn pas humbjes së Partisë Demokratike: Aq e lamë...

Shkruar nga Newsbomb
Politika i "ndau"? Stresi tregon i mërzitur
Stresi dhe Noizy

Reperi shqiptar, Stresi ka folur për herë të parë për humbjen e madhe të Partisë Demokratike, i cili vlen të theksohet se është simpatizanti numër një i opozitës.

Në një intervistë për “Top Albania Radio”, i pyetur nëse është mërzitur për humbjen e opozitës, Stresi ka thënë se është dhe do të jetë besnik i PD-së, pasi sipas tij parimet e familjes së tij nuk i “shet” kurrë.

“Unë kam një monedhë e cila nuk zhvlersohet kurrë, është besnikëria. Të jesh besnik është e vështirë por edhe e rrallë. Unë kështu jam e nis me dikë e çoj me dikë, as nuk shitem dhe as nuk blihem. Për 1 mijë vjet nuk i shes idealet dhe parimet e mia nuk ka shanse familjarisht. Unë nuk vuaj për pushtet ekonomik, unë kam lindur në internim dhe mamaja ime ka vuajtur shumë e re nga regjimi.

Normalisht që jemi kundër një sistemi siç mendojmë ne dhe kemi bindjet tona dhe unë nuk gjykoj sot askënd për bindjet e tij personale që ta kemi të qartë”,tha Stresi.

Gjithashtu, reperi nuk i ka shpëtuar pyetjes për marrëdhënien e tij me Noizyn, i cili ky i fundit ishte “figura” e Partisë Socialiste, pasi krijoi këngën e hapjes së fushtaës elektorale.

Ai është shprehur se ata të dy kishin vënë bast me njëri-tjetrin me 100 euro dhe se janë takuar për t’i shlyer borxhin.

“Kishim vënë një bast, u takuam dhe ia dhashë 100 euro. Aq e lamë, por ishalla ma kthen prapë sepse si dihet", tha Stresi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese