Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Policia zvicerane arreston Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasaliun, kishin shkuar për një koncert

Shkruar nga Newsbomb

Policia zvicerane arreston Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasaliun, kishin

Këngëtarët e njohur të muzikës shqiptare Soni Malaj, Don Phenom, Eugena Aliu dhe Sinan Vllasaliu kanë rënë në prangat e policisë zvicerane.

Katër këngëtarët e njohur e estradës shqiptare janë arrestuar nga autoritetet e policisë zvicerane në 13 prill, ku të gjithë do të performonin në një klub të njohur të Zvicrës

Por koncerti nuk është zhvilluar pasi rreth 150 efektivë zviceranë u futën në ambientet ku do këndonin artistët shqiptarë dhe i ka shoqëruar në komisariat ku dhe i kanë mbajtur për 48 orë.

Bashkë me artistët që do performonin ishte edhe këngëtari Labinot Rexha i cili i shpëtoi ndalimit nga policia pasi ka nënshtetësi zvicerane.

Nga dëshmia e Rexhës, kolegët e tij u ndaluan nga policia pasi në Zvicën duhet të marrësh një muaj më parë vizë pune dhe gjithashtu të paguash tatimet. Ndryshe nuk ke të drejtë të punosh në Zvicër.

"Kam nënshtetësi zvicerane, ka qenë një kontroll e përgjithshme e policisë së Zvicrës edhe në klube të tjera. Pas orës 23:00 ka hyrë kontrolia. Kur kam dalë jashtë kam parë afro 150 policë që kontrollonin. Më kontrolluan edhe mua, por unë kam të drejtë të punës. Të tjerët Sinan Vllasaliu, Soni Malaj, Don Phenom, Eugena Aliu, ata i kanë marrë mbajtur për 48 orë së bashku me pronarin.

Ata që po mendojnë liberalizimi i vizave është edhe me punu janë gabim. Nuk ke drejtë me punu në Zvicër. Aty duhet një muaj më parë të merrni leje për vizë punë dhe ta paguani tatimin. Nëse hasin në kontroll ata më nuk kanë të drejtë të performojnë edhe për 10 vite tjera"- sqaroi ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed