Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Policia në ndjekje të Stresit, reperi i pa shqetësuar i shkon për “qokë” Kozakut

Shkruar nga Newsbomb
Policia në ndjekje të Stresit, reperi i pa shqetësuar i shkon
Reperi me Kozakun

Prej gushtit të këtij viti, reperi Arkimd Lushaj, i njohur ndryshe me emrin e artit “Stresi”, vijon të jetë në arrati. Reperi u shpall në kërkim pas dhunës brutale ndaj personazhit të TikTok, Medi Isenit në një nga lokalet e Prishtinës.

Lidhur me këtë ngjarje aso kohe në pranga ra dj.Crax dhe Noizy, ku ky i fundit u lirua disa javë më pas, ndërsa Dj i tij vijon të jetë në qeli.

Por ndonëse është në kërkim nga policia ky “detaj i vogël” nuk e pengon aspak Stresin që të vijojë normalisht jetën e tij. Madje, nuk nguron as tu shkojë “për qokë” miqve të tij.

Së fundmi reperi është fotografuar në Tiranë pranë mikut të tij, Kozakut. Kjo e foto e Stresit krah Kozakut është duke bërë xhiron në rrjetet sociale.

Kujtojmë se mëngjesin e 1 gushtit të këtij viti, reperi i njohur Noizy bashkë me shokët e tij u përfshinë në një sherr me personazhin e Tik Tok, Medi Iseni jashtë ambienteve të një diskoteke në Pejë të Kosovës.

Nga ky sherr mbeti i lënduar rëndë Iseni, i cili u dërgua në spital, ndërsa autoritetet kosovare shpallën në kërkim reperin Noizy, shokun e tij, dj.Crax si dhe reperin Stresi për ndihmë në këtë konflikt. 

Vetëm disa ditë më pas, konkretisht më 7 gusht u bë i mundur arrestimi i Noizyt si dhe Dj të tij, Bahtjar Bajraktari. Qëndrimi i Noizyt në qeli zgjati vetëm 1 javë pasi Gjykata e Durrësit më 16 gusht liroi reperit kundrejt garancisë, 50 milionë lekë të vjetra.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese