Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim, reagon Noizy dhe kërkon falje

Shkruar nga Newsbomb
Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim, reagon Noizy dhe
Noizy

Reperi Rigels Rajku, ose i njohur ndryshe nga të gjithë me emrin e artit Noizy, ka reaguar pasi Policia e Kosovës e shpalli në kërkim dhe kërkoi ndihmën e qytetarëve se nëse kanë informacion për vendodhjen e tij të telefonojnë autoritetet.

Përmes një reagimi zyrtar në rrjetin e tij social “Instagram”, Noizy ka theksuar se nuk ndodhet në arrati dhe nuk po sfidon drejtësinë, por sqaron se është duke ndjekur rrugën ligjore me profesionistë me qëllim për të shmangur sipas repererit “kurthin e padrejtësisë”  ndaj tij.

Sa më lart dua të bëj me dije dhe garantoj këdo dhe çdo institucion se kurrësesi nuk jam në arrati apo sfidim ndaj drejtësisë, por po ndjek rrugën ligjore me profesionistë të fushës për të shmangur kurthin e padrejtësisë ndaj meje dhe dhënë zgjidhje çështjes në bashkëpunim me organet e drejtësisë në Kosovë.

Bashkë më studion e avokatisë të kontraktuar nga unë, do kontribuojmë maksimalisht për të shuar çdo dyshim që rëndon ndaj meje dhe sqaruar këtë ngjarje ku unë jam viktimë e kallëzimit të rremë dhe nuk kam asnjë lidhje”, shkruan reperi ndër të tjera, teksa më tej u ka kërkuar një ndjesë mediave dhe qytetarëve për reagimet e tij të nxituara, pasi ashtu si dhe vetë Noizy e thekson të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij janë të pabaza dhe më herët nuk ka qenë i përfshirë në situata të tilla.

 “Mirëkuptoj edhe median që bën punën e saj dhe i kërkoj ndjesë nësë janë keqkuptuar nga reagimi im i nxituar”, thotë Noizy ndër te tjera.

Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim, reagon Noizy dhe
Postimi i Noizyt

Noizy, së bashku me Stresin dhe një grup tjetër, dyshohet se kanë dhunuar personazhin e TikTok, Medi Iseni, në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit në një lokal në Pejë. Në një reagim të bërë më herët reperi ka hedhur poshtë këto akuza duke thënë se ai nuk është përfshirë në sherr dhe nuk ka ushtruar dhunë ndaj Medi Isenit. 

Reagimi i plotë i reperit:

Prej disa ditësh jam bërë pjesë e titujve mediatik si pasojë e një denoncimi të padrejtë kundrejt meje, për një ngjarje të ndodhur në Pejë, ku unë nuk kam gisht fare, zero!

Dua ta nis këtë reagim me një ndjesë të thellë ndaj atyre që janë shqetësuar nga reagimi im. Kjo ka ardhur si pasojë e indinjatës për një kallëzim të rremë e të padrejtë ndaj meje, pasi kurrë nuk jam pëballur me situata të tilla e për pasojë fatkeqësisht nuk kam reaguar në nivelin që do të doja. Edhe njëherë, ndjese.

Mirëkuptoj edhe median që bën punën e saj dhe i kërkoj ndjesë nësë janë keqkuptuar nga reagimi im i nxituar.

Sa më lart dua të bëj me dije dhe garantoj këdo dhe çdo institucion se kurrësesi nuk jam në arrati apo sfidim ndaj drejtësisë, por po ndjek rrugën ligjore me profesionistë të fushës për të shmangur kurthin e padrejtësisë ndaj meje dhe dhënë zgjidhje çështjes në bashkëpunim me organet e drejtësisë në Kosovë.

Bashkë më studion e avokatisë të kontraktuar nga unë, do kontribuojmë maksimalisht për të shuar çdo dyshim që rëndon ndaj meje dhe sqaruar këtë ngjarje ku unë jam viktimë e kallëzimit të rremë dhe nuk kam asnjë lidhje.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin e përkrahjen dhe kërkuar ndjesë për këtë situatë të shëmtuar ku më kanë përfshirë.

Rigelsi

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed