
Loredana, banorja e BBVA, e cila jetoi një romancë me Jozin brenda shtëpisë, mbrëmjen e djeshme ka përjetuar një moment të keq.
Lori e cila kishte kërkuar informacione nga jashtë se çfarë ka deklaruar Jozi pas daljes nga Big Brother VIP, u trondit pasi Vëllai i Madh i tregoi disa intervista të ish-banorit.
Banorja pësoi një zhgënjim tepër të fortë nga Jozi dhe deklaratat që ai kishte bërë në “Fan Club”. Ajo gjithashtu hoqi unazën e martesës dhe e hodhi në dysheme. E mërzitur dhe e pikëlluar pranë saj ka qëndruar Aldo ku u shpreh se i dhemb zemra.
Loredana: Kur ai arrin të mos më respektojë mua prindërit çfarë të pres më unë? Unë para prindërve të atij do ulja hundën.
Aldo: Nuk mund të të fryjë ty kundër atij sepse e kam shok por edhe ty të kam xhan. Ti duhet të dalësh në konkluzione.
Loredana: Po më dhemb zemra sepse duhet të kishte ulur hundën dhe të kërkonte t’i zgjidhte gjërat jashtë. Unë këtu bëra më shumë se sa duhet.
Aldo: Sido që të ndjehesh ti ndaj atij ku ndikon te loja jote?
Loredana: Mi thithi të gjitha energjitë.