Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Po bënte gara shpejtësie me "Lamborghini" në Tiranë, policia gjobit reperin e njohur nga Kosova

Shkruar nga Newsbomb
Po bënte gara shpejtësie me "Lamborghini" në
Foto ilustruese

Reperi i njohur nga Kosova, Don Xhoni është gjobitur nga Policia Rrugore në Tiranë, pasi është kapur duke bërë gara shpejtësie në kryeqytet.

Sipas policisë, ndaj reperit është vënë gjoba 40 mijë lekë të reja, pasi ka zhvilluar gara shpejtësie me mjetin e tij tip “Lamborghini”.

Ndërkohë që bëhet me dije  se e njëjta masë administrative është marrë edhe për mikun e tij, Saimir Gërvalla, duke qenë se edhe ky i fundit ka qenë pjesëmarrës në këtë garë.

Më herët, reperi Don Xhoni zbuloi se ndodhej në Tiranë, nëpërmjet një video që ai postoi në rrjetin social, Instagram, ku tregon mjetin e tij “Lamborghini”, ngjyrë portokallli.

Nisur nga njoftimi i policisë, evidentohet se gjatë kësaj jave, autoritete kanë arrestuar 11 drejtues, ndërsa për të tjerë kanë nisur procedime penale.

3 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

2 persona për pa leje drejtimi.

5 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

1 persona u proceduan  për korupsion aktiv.

Policia njofton se janë vendosur 11.039 masa administrative:

99 masa për xhama të zinj.

566 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

205 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.

482 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

29 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.

753 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.

8042 masa për qëndrim të gabuar.

Pezullime dhe bllokime:

9 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

54 raste për tejkalim shpejtësie.

24 raste të ndryshme 

9 automjete u bllokuan, përfshirë 3 me targa të huaja.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese