Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Plas sherri mes këngëtarëve pas “Këngës Magjike”, Tiri Gjoci “shpërthen” ndaj Anxhela Peristerit: Ti ke bërë qoka, votove ata me të cilët këndon

Shkruar nga Newsbomb
Plas sherri mes këngëtarëve pas “Këngës
Tiri Gjoci dhe Anxela Peristeri

Me tensione dhe debate të forta u zhvillua post “Kënga Magjike”. Artistët pjesëmarrës në këtë edicion të “Këngës Magjike” u mblodhën këtë të diele te “E Diela Shqiptare”, ku dhe diskutuan për çmimet e festivalit, kënaqësitë por dhe pakënaqësitë.

Një prej atyre që kishte pakënaqësi me pikët ishte dhe Tiri Gjoci. Fillimisht këngëtari shprehu rezervat e tij ndaj Andi Brapit, dhe më pas dhe ndaj kolegës së tij Anxehla Peristerit e cika e vlerësoi këngën e tij “Mos ik o ma” me 4 pikë.

Sipas Tirit, vlerësimet e saj në këtë edicion të “Këngës Magjike” kanë qenë “qoka”.

“Zemra, ke bërë qoka nga fillimi deri në fund”, iu drejtua Tiri Anxhelës, e cila më pas ia ktheu duke i thënë se kënga e tij nuk i pëlqeu dhe se nuk ishte në shijet e saj.

“Kënga jote nuk ishte në shijet e mia se më pyete dhe pastaj mund të flasësh! Mua mos më thuaj për qoka sepse unë jam e vetmja këngëtare që nuk kam bërë qoka as kur kam qenë në konkurrim! Votat e mia janë të dukshme dhe këngëtarët i ke  këtu”, tha Anxhela.

Pjesë nga debati:

Tiri Gjoci: Çfarë kishte më shumë ajo që ishte me 6 pikë më shumë sesa kënga ime? Kaq.

Anxhela Peristeri: Tiri, dëgjo, të gjithë artistët që janë këtu sot mendoj që janë të votuar nga unë, fatmirësisht kanë ardhur nga këta artistë që të të ngrija ty?

Tiri Gjoci: Zemra, ke bërë qoka nga fillimi deri në fund.

Anxhela Peristeri: Kjo është pyetja që po të bëj unë ty.

Tiri Gjoci: Ke bërë qoka nga fillimi deri në fund. Ke votuar ata që këndon nëpër  ‘live’…

Anxhela Peristeri: A ka mundësi t’i përgjigjesh pyetjes?

Tiri Gjoci: Është diçka që përsëritet vit pas viti.

Anxhela Peristeri: Këngët e mia të preferuara kanë dalë të gjitha në treshe, Rozana Radi, Ronela Hajati, Pirro Çako dhe Arilena Ara…

Anxhela Peristeri: Kënga jote nuk ishte në shijet e mia se më pyete dhe pastaj mund të flasësh! Mua mos më thuaj për qoka sepse unë jam e vetmja këngëtare që nuk kam bërë qoka as kur kam qenë në konkurrim! Votat e mia janë të dukshme dhe këngëtarët i ke  këtu!

Tiri Gjoci: Mbrëmë jemi takuar te ‘afterparty’ dhe më ke thënë Tiri, më ke bërë për të qarë.

Anxhela Peristeri: Po, më ke bërë për të qarë, është e vërtetë.

Tiri Gjoci: E pashë, sa më ke votuar me 4 pikë.

Anxhela Peristeri: Më ke bërë për të qarë sepse ke një këngë me tematikë që vërtet të bën për të qarë, por unë këngë me tematika kaq të dhimbshme nuk i pëlqej dhe këtë e dinë të gjithë sepse mua më futin në një gjendje depresive që nuk dua ta përjetoj.

Andi Vrapi: Sa pikë ka dashur se 22 nuk i pëlqejnë, 4 nuk i pëlqejnë, sa pikë doje?

Tiri Gjoci: Nuk ka lidhje fare me pikët.

Andi Vrapi: Po atë po na përmend.

Anxhela Peristeri: Që ta mbyllim këtë diskutim, për mua këngët e tjera ishin shumë më të bukura se kënga jote.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese