Debatet që ndodhin në shtëpinë e Big Brother Vip 3 vijojnë dhe jashtë saj mes familjarëve të banorëve.
Vëllezërit e dy prej konkurrentëve të “Vëllait të Madh”, kanë debatuar së fundmi në studion e “Wake Up”. Bëhet fjalë për Kevin Agolli, vëllain e Ilnisës dhe Mario Dedën, vëllain e Julit.
Sipas Marios, Eglën e ka nxjerrë Ilnisa, pasi Meritoni është thjesht një marionetë e saj.
Mario Deda: Eglën nuk e nxori Meritoni, e nxori Ilnisa.
Kevin Agolli: Jo, jo Eglën e nxori vetja, as Ilnisa as Meritoni.
Mario Deda: Bravo Ilnisës që ka një marionetë dhe i thotë “skape”.
Gjithashtu dy djemtë kanë folur edhe për finalistët të cilët dhanë mendimet e tyre se kush prej tyre do të shkojë në finale.
Mario Deda: Më të fortë e shoh Ilnisën, pasi Meritoni është treguar si vegël, megjithatë dy javët e fundit ka qenë më i qartë në lojë se në fillim ka qenë lëmsh.
Kevin Agolli: Unë finalist shikoj Ilnisën për shumë arsye, jo vetëm sepse jam vëllai i saj. Shikoj Julin dhe Romeon dhe për herë të parë shikoj dhe Meritonin se ka pasur një rritje dhe për tre edicione BBV do kemi një çift finalist.
© Credits https://www.youtube.com/results?search_query=top+channel