
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, e cila është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejtë do të bëhet nënë e një djali ka reaguar në lidhje me komentet se përse vazhdon të shkojë në koncerte.
Me anë të një postimi në Instagram Dafina ka treguar se arsyeja që vazhdon të punojë është pasioni dhe jo paratë teksa shkruan: “E bëj këtë punë jo për para, por nga dashuria e pastër për muzikën dhe artin” ndërsa thekson se muzika për të ka qenë një terapi e cila e ka ndihmuar të përballet edhe me depresionin.
“Që nga fëmijëria, performanca dhe muzika kanë qenë terapi për mua-më kanë ndihmuar të përballem me depresionin, të shprehem lirshëm dhe të përballoj sfidat e jetës, qofshin ato emocionale apo fizike. Edhe kur nuk jam ndier mirë, skena ka qenë vendi im i shërimit,” shkruan ajo.
Deklarata e plotë:
Unë jam shtatzënë dhe vazhdoj të performoj në koncerte, sepse kjo është arsyeja përse e kam nisur këtë rrugëtim që në fillimet e mia. Që nga fëmijëria, performanca dhe muzika kanë qenë terapi për mua-më kanë ndihmuar të përballem me depresionin, të shprehem lirshëm dhe të përballoj sfidat e jetës, qofshin ato emocionale apo fizike. Edhe kur nuk jam ndier mirë, skena ka qenë vendi im i shërimit.
E bëj këtë punë jo për para, por nga dashuria e pastër për muzikën dhe artin. Besoj se çdo grua ka të drejtën dhe fuqinë të vazhdojë karrierën e saj gjatë shtatzënisë, për sa kohë është e shëndetshme dhe ka një shtatzëni të sigurt. Të jesh shtatzënë nuk do të thotë se je e sëmurë apo se duhet të ndalosh jetën tënde.
Fatkeqësisht, disa njerëz-sidomos disa burra-nuk e kuptojnë këtë dhe ndoshta edhe ndjejnë një lloj xhelozie. Ata vazhdojnë të punojnë e të ndjekin qëllimet e tyre, dhe një grua mund të bëjë të njëjtën gjë, madje edhe më shumë. Gratë kanë një forcë të jashtëzakonshme: ato mund të vazhdojnë përpara pavarësisht ndryshimeve hormonale, shtimit në peshë apo netëve pa piume. Dhe unë jam një dëshmi e kësaj fuqie.