Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Përplasje edhe pas BBV, Rike Roçi–Heidit: Ke marrë vëmendje sepse ke qenë e dashura e Romeos

Shkruar nga Newsbomb
Përplasje edhe pas BBV, Rike Roçi–Heidit: Ke marrë
Rike Roçi dhe Heidi Baci

Mëmjen e djeshme ishte dhe nata e fundit e “Post Big Brother VIP” ku ish-banorët kanë thënë mendimet e tyre për lojën e vetë si dhe të njëri-tjtrit. Përplasjet e forta menduam se mbetën brenda shtëpisë, por jo. Debate ka pasur mes të gjithë banorëve, një ndër to është përplasja mes Rike Roçit dhe Heidi Bacit.

Rike Roçi u shpreh se Heidi arriti deri në finale vetëm sepse ishte e dashura e Romeos dhe se ka qenë në hije aq kohë sa nuk e kishte pëlqimin e tij. Sipas Rikes, Heidi nuk bënte lojë dhe as strategji, thjesht përfitoi nga lidhja me Romeon.

Rike Roçi: Unë nuk shoh që Heidi ka bërë as strategji dhe as lojë, unë e shikoj thjesht si një vajzë shumë të ftohtë që buzëqesh dhe nuk i dihet se çfarë fsheh pas asaj buzëqeshje. Për mendimin tim nëse nuk do kishe pëlqimin e Romeos, do rrinte në hije dhe kaq. Ka qenë e dashura e Romeos dhe ka marrë vëmendje kaq.

Heidi: Po ti çfarë ke bërë, ke bërë një skenë kosi me Eglën?

Rike Roçi: Në momentin që ti nuk kishe pëlqimin e Romeos, ti nuk kishe asnjë vend. Nuk mendoj se ke bërë kalkulime e strategji loje thjesht, të vinin situatat në dorë, t’i jepte o Jul Deda situatat sepse përfliteshe me Romeon kaq.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese