Debati mes Dea Mishel dhe Luiz Ejllit vazhdon të zgjojë reagime, dhe kësaj here, Egla Ceno ka dhënë mendimin e saj përmes një postimi në Instagram.
Ajo ironizoi situatën, duke theksuar se në Shqipëri, meshkujt kanë lirinë të thonë çfarë të duan pa u gjykuar.
"Sa kollaj e kanë meshkujt në këtë vend, mund të flasin ç’të duan dhe askush nuk i gjykon. Përkundrazi, shpeshherë i mbështesin duke e konsideruar si pjesë të humorit të tyre", ka shkruar ajo, duke shtuar një referencë ironike nga këngës popullore: "Oj lulija jon’, oj lulija jon’, majdanozi bahet me limon, oj me limon."
Gjithçka filloi kur Dea kritikoi Luizin për betejën e tij me drejtësinë.
"Thonë që shokun duhet ta zgjedhësh më mirë se veten. Jam kurioze, kush nga këta zgjodhi më mirë? Prostitucioni apo falsifikimi?" tha Dea, duke shkaktuar zemërimin e Luizit, i cili i ktheu përgjigje me një koment me tone ironike: "Do më duhet patjetër t’ia këndoj në koncertin e radhës," duke e shoqëruar me këngën "Oj lulija jonë me limona".