
Emisioni “Mirmëngjes Shqipëri” në RTSH ditën e sotme nuk vijoi transmetimin dhe kjo pasi aludohet se dy moderatorët Ermal Qori dhe Valbona Mhilli janë pushuar nga puna.
Po ditën e sotme një reagim erdhi nga gazetari Ermal Qori i cili këtë sezon sëbashku me Valbona Mhilli moderuan emisionin e mëngjësit. Përmes një statusi në Facebook ai shkruan se nuk është pushuar nga puna, por se ka vendosur të largohet dhe të mos jetë më autor dhe moderator i programit të mëngjesit në Radio Televizionin Shqiptar. Por ndër të tjera Qori shkruan se emisionin e mëngjesit e morën nga 0 dhe e ngritën ON TOP.
Kjo padyshim që ka prekur dy moderatorët e sezonit të kaluar, Matilda Micini dhe Florian Agalliu. Matilda ka ironizuar gazetarin duke thënë se:
Sqarim: E gjete emisionin e mëngjesit ON TOP , dhe falë "profesionalizmit tënd" e cove në ZERO! Hajt suksese në jetë!
Arsyet e largimir të dy moderatorëve mendohet se kanë ardhur pas disa “gafave” të vazhdueshme të bërë nga ana e Ermalit dhe Valbonës. Por një video e bërë virale në rrjet është ajo që me sa duket i ka vënë vulën.
“Holauskët” është shqiptimi që Valbona bëri për holokaustët dhe ky moment u bë viral, duke u komentuar së tepërmi në rrjet.
Ndërsa po përflitet se prezantuesit e rinj të emisionit të mëngjesit do jenë Marjo Merhori dhe Krista Çaushi, të dy gazetarë në RTSH.

