Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Përfaqësuesi i saj u skualifikua, Holanda paralajmëron Eurovision: Nuk do të jemi më pjesë e garës për vitin e ardhshëm

Shkruar nga Newsbomb
Përfaqësuesi i saj u skualifikua, Holanda paralajmëron
Performanca e Jost Klein në Eurovision

Holanda po shqyrton mundësinë që të tërhiqet nga gara e madhe e Eurovision për vitin e ardhshëm. Vendimi i saj vjen pas skualifikimit të artistit përfaqësues Jost Klein në këtë konkurs, një ditë para se të realizohej finalja e madhe të shtunën e 11 majit.

Sipas shërbimit publik holandez, autoritetet pritet që të marrin këtë vendim, ndonëse ende nuk është bërë një deklaratë zyrtare.

Këngëtari Jost Klein u skualifikua nga gara, pasi ai u denoncua nga një punonjëse e Eurovision se e kishte kërcënuar, dhe për këtë ndaj tij u ndërmor masa ndëshkimore duke i hequr mundësinë për të konkurruar në finalen e madhe.

Ishte hera e parë në historinë e Eurovizionit që një pjesëmarrës skualifikohej, pas arritjes në finale, e cila tërhoqi shumë vëmendjen e publikut, pasi Jost konsiderohej si një nga favoritët.

Shërbimi publik holandez Avrotros njoftoi se ishin të tronditur nga vendimi dhe deklaroi se Klein nuk preku askënd, në një video që dukej qart që këngëtari thjesht ikën nxitimthi nga gruaja që insiston për ta pyetur.

Pavarësisht marrëveshjes së qartë, Jost u filmua teksa zbriti nga skena dhe nxitoi në dhomën e gjelbër. Në atë moment Jost tërhoqi disa herë vëmendjen se nuk donte të filmohej. Kjo nuk u respektua”,- tha Avrotros.

Më tej në deklaratën e tij, Avrotros shton se Eurovision u krijua për të lidhur vendet dhe njerëzit përmes muzikës dhe për të inkurajuara vëllazërinë e ndërsjellë, por kjo nuk është zbatuar, dhe se derisa Avrotros të ketë sigurinë se ka rregullime strukturore.

Eurovision u krijua për të lidhur vendet dhe njerëzit përmes muzikës dhe për të inkurajuar vëllazërinë e ndërsjellë. Derisa Avrotros të jetë i sigurt se do të ketë rregullime strukturore, në mënyrë që artistët dhe mesazhi i tyre muzikor të jenë sërish në qendër, ne do të vazhdojmë të mendojmë për pjesëmarrjen e ardhshme në Eurovizion”,- përfundon deklarata e Avrotros.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese