Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Për herë të parë në Shqipëri, dy vajza lidhin kurorë në tarracën e Bashkisë së Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
Për herë të parë në Shqipëri, dy vajza lidhin
Pamje nga ceremonia

Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara i thanë “po” njëra-tjetrës këtë të diel. Për herë të parë në tarracën e Bashkisë së Tiranës lidhën kurorë dy vajza.

Pavarësisht se Kodi i Familjes në Shqipëri nuk e njeh ende martesën brenda së njëjtës gjini, Alba dhe Edlira u kurorëzuan nga dy pastorë të ardhur nga Britania e Madhe. Lidhur me këtë pastori i Kishës "Ungjilli i Krishtit”, Akil Pano, përmes një letre të hapur u distancua nga ky akt.

Për herë të parë në Shqipëri, dy vajza lidhin

Ai sqaroi se asnjë pastor i vërtetë ungjillor apo protestant që ushtron shërbimin e tij në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë, nuk mund të kryejë ose të marrë pjesë në ceremoni fetare që kundërshtojnë Shkrimin e Shenjtë dhe traditën kishtare.

Për herë të parë në Shqipëri, dy vajza lidhin

Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj janë nënat e dy vajzave 3-vjeçare e shpesh herë janë vënë në qendër të diskutimeve. Beteja e tyre ligjore me shtetin shqiptar vijon, pasi Gjykata nuk e njeh një të drejtë të tillë, prandaj dhe mëmësia është vetëm e Edlirës.

Për herë të parë në Shqipëri, dy vajza lidhin

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese