Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Pasi u largua nga Shqipëria, Heidi me veprimin e fundit i vendos "pikën" marrëdhënies me Romeon!

Shkruar nga Newsbomb
Pasi u largua nga Shqipëria, Heidi me veprimin e fundit i vendos
Heidi dhe Romeo

Heidi dhe Romeo janë ndarë dhe kjo është fakt! Ish-banorja e Big Brother Vip pas largimit nga emisioni “Goca dhe Gra” ka vendosur së fundmi që të fshijë çdo kujtim me aktorin.

Teksa përgjatë ditëve të fundit kemi qenë të gjithë “sy e veshë” nga “Instagrami” i Heidit pasi fotot romantike me Romeon ishin ende aty, së fundmi ajo ka vendosur që t’i “zhdukë” të gjitha.

Bukuroshja ka vendosur që të fshijë të gjitha fotot me Romeon dhe në ditët që jetojmë e dimë shumë mirë se çfarë do të thotë fshirja e fotove nga faqet personale.

Por, na lejoni të theksojmë se ish-çifti ende ndjekin njëri-tjetrin në Instagram. A do të ketë një ribashkim mes tyre apo mos vallë të gjitha këto lëvizje bëhen vetëm e vetëm për të shkaktuar zhurmë? Këtë nuk e dimë t’iu themi! Por, shumë gjëra të ndodhura gjatë ditëve të fundit na bëjnë të mendojmë se “Po” mes tyre ka përfunduar gjithçka!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese