Atilla Kardesh ka përfunduar rrugëtimin e tij brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova. I njohur ndryshe si ish bashkëshorti i Drenusha Latifit, banore në BBVK, Atilla është i akuzuar për dhunë në familje nga Drenusha ndërsa hyrja e tij brenda shtëpisë ë famshme ka sjellë një valë reagimesh negative.
Gjithashtu për këtë rast ka reaguar dhe Ministria e Drejtësisë e Kosovës teksa në një njoftim zyrtar kërkonte largimin e menjëhershëm të Atilla Kardesh nga spektakli dhe në të njëjtën kohë, të mërreshin masa kundër produksionit dhe televizionit kombëtar, Klan Kosova.
Përpara se të linte ambjentet e shtëpisë, ai ka mbajtur një fjalim të shkurtër përpara banorëve duke thënë se arsyeja përse u fut në spektakël ishte fakti për t’i kujtuar Drenushës që mirëqenia e dy fëmijëve që ndajnë së bashku është më e rëndësishmja.
“Ka pas shumë hipoteza përse jam unë këtu, a lojë a me i qetësu gjanat, a me i shpjegu gjanat, a me ju shti me menu, a me kërku falje. Kështu që sic e dini unë e Drenusha i kena dy fëmijë jashtë. Kemi qenë 10 vjet bashkë, ka pas momente të mira, ka pas momente të këqija, si gjithë krejt. Nuk kemi ditë me i kry këto punë. Dy fëmijë kanë hy në lojë, psiqika e fëmijëve, mirëqenia e tyre edhe që nga unë e që nga ajo.
Raporti im me ju është shumë i rregullt. Jam hy me ju tregu pakashumë kush jam, çka kam e si jam. Qëllimi im ka qenë këtu, me ju drejtu edhe Drenushës që i kemi dy fëmijë si drita, që janë përgjegjësi edhe e imja edhe e jotja për mirëqenien e tyre. Nuk ja vlen asgjë përpos tyre. Unë ta bëj punën tem si babë, ti punën tane si nanë”, ka thënë Atilla Kardesh drejtuar banorëve.