Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Pas shumë sfidash, Dijonis Biba shpallet fituesi i “Ferma VIP”

Shkruar nga Newsbomb
Pas shumë sfidash, Dijonis Biba shpallet fituesi i “Ferma VIP”
Dijonis Biba

Mes sfidash dhe surprizash është zhvilluar mbrëmjen e djeshme finalja e madhe e “Ferma VIP”. Finalistë në këtë edicion ishin 6 fermerë.

Finalen arritën ta preknin Baby G, Ditea Berisha, Dijonis Biba, Renis Gjoka, Florian Agalliu dhe Çiljeta Xhilaga. Pas shumë sfidash Dijonisi dhe Flori u përballën “kokë më kokë” në një televotim.

Publiku votoi si fitues të këtij edicioni Dijonis Bibën, tik tokerin e njohur, i cili "rrëmbeu" 100 mijë euro. Dijonisi madje krijoi një miqësi shumë të bukur me aktoren e njohur Mariana Kondi.

Pasi u shpall fitues i këtij edicioni të parë të Ferma Vip, ai falënderoi të gjitha ata që e kanë mbështetur, teksa e ka cilësuar si një eksperiencë të paharrueshme.

Pas shumë sfidash, Dijonis Biba shpallet fituesi i “Ferma VIP”
Dijonis Biba/ © Credits vizionplus.tv

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese