
Për rreth tre vite, emri i këngëtares Beatrix Ramosaj ishte kryefjala e mediave rozë, pas historisë së dashurisë që krijoi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” me Donald Veshajn.
Një lidhje që nuk përfundoi mirë dhe që solli shumë gjykime ndaj saj nga publiku. Përballë vështirësive, Beatrix vendosi të largohej nga Shqipëria dhe të niste një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë kësaj periudhe, këngëtarja ka preferuar të qëndrojë larg vëmendjes publike, duke qenë shumë e rezervuar në rrjetet sociale dhe duke mos ndarë detaje nga jeta e saj private. Së fundmi, Beatrix ka dhënë disa sinjale që tregojnë se mund të ketë gjetur sërish dashurinë.
Në një InstaStory të publikuar së fundmi, ajo ndau një pamje nga vendi ku ndodhej, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte mbishkrimi i saj: “Të dua ty” në anglisht.
Ky detaj u raportua fillimisht nga mediat, ndërsa burime pranë këngëtares konfirmojnë se Beatrix ka nisur një histori të re dashurie muajt e fundit.
Miq të afërt të saj tregojnë se partneri i saj i ri është i huaj dhe se këngëtarja ka vendosur ta mbajë këtë marrëdhënie larg syrit të publikut dhe rrjeteve sociale.