Pas shqetësimeve të fundit me Ambasadën Amerikane, Noizy është dorëzuar në stacionin policor të Pejës.
Burimet për mediat kosovare konfirmojnë se ai po merret në pyetje nga hetuesit. Ky lajm u konfirmua edhe nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi. Sipas Nikçit, reperi është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit.
"Noizy u paraqit sot në stacionin policor dhe do të intervistohet nga hetuesit. Me vendim të prokurorit, ai do të mbahet për 48 orë," tha Nikçi.
Noizy ishte arrestuar në gusht pas një incidenti të ndodhur më 1 gusht në një diskotekë në Pejë, ku kishte ndodhur një përleshje me Medi Isenin. Ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës dhe së bashku me DJ-in e tij, Bahtjar Bajraktari, u arrestua për të lehtësuar ekstradimin në Kosovë. Pas pagoi gjobën, Noizy u lirua.
View this post on Instagram