Banorët e Big Brother VIP 3 janë të bindur se Jul Deda, Romeo, Egla Ceno dhe Heidi po i injorojnë dhe i bëjnë “block” me qëllim që të faktorizohen vetëm vetë dhe të shkojnë në finale. Për këtë në spektaklin e mbrëmjes së djeshme, ata janë ankuar se nuk iu jepet fjala, dhe se flasin vetëm 4 banorët e lartëpërmendur.
Por Ledion Liço me tone të ashpra iu është drejtuar se do flasin vetëm kur ai tju kërkoj mendimin dhe jo kur duan ata.
Kjo i ka mërzitrur shumicën e banorëve, një nga ata ishte dhe Meritoni. Ai ka vendosur si shenjë proteste pas spektaklit të mos e vendosë mikrofonin, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga ana e produksionit.
“Nuk e ndez mikrofonin jo, nuk e ndez, a po më nin. Ndaç bini zarf të zi, ndaç bini zarf të kuq. Këtu nuk respektohet asgjë, dhe ju kërkoni që të ndez mikrofonin. Ta lëshojnë batutën për fustan si me hëngër fara, e veshe se veshe fustanin”, - shprehet Meritoni, i cili duket të jetë i mërzitur dhe nga batutat e Ledion Liços, pasi banori kishte refuzuar të vishte fustan, në kuadër të një skeçi që kishin bërë djemtë në shtëpi.
Situata vazhdoi e njëjtë për disa orë, edhe pse Françeska dhe Graciano u përpoqën që ta bindnin Meritonin që të vendoste mikrofonin dhe t’i bindej rregullave të Vëllait të Madh.
Françeska: Nuk ia vlen
Graciano: Është gjynaf, ku do të dalësh me këtë?
Meritoni: Të sjellin zarfin e zi
Françeska: Je këtu për dy kauza, për Loarin dhe për Ilnisën
Meritoni: Pa merak
Françeska: Çfarë do të arrish pa mikrofon?
Meritoni: Do e marrësh vesh jashtë
Françeska: Nëse je i bindur unë të mbështes