Policia e Kosovës, pas Noizyt dhe DJ Crax, kërkon ndihmën e qytetarëve dhe për arrestimin e Arkimend Lushajt, i njohur si Stresi.
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur arrestimin e Stresit, i cili akuzohet për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: [email protected]”, apelon policia.
Noizy, Dj Crax dhe Stresi, të tre në kërkim nga policia e Kosovës akuzohen për si të përfshirë në dhunën barbare ndaj TikTok-erit të njohur, Medi Iseni. Iseni u dhunua barbarisht jashtë një lokali në Pejë.