
Marrëdhënia e Gjestit dhe Eglit mesa duket do ta mbajë zgjuar kuriozitetin e publikut deri në ditën e fundit të "Big Brother VIP". Teksa na ndajnë vetëm 3 ditë nga finalja e madhe, dyshja vazhdon të diskutojë rreth raportit të tyre edhe pas dasmës simbolike.
Megjithatë ata kanë vendosur që t'i shijojnë ditët e fundit pa debate dhe tensione, teksa kanë kaluar edhe momente romantike apo biseda të qeta mes tyre.
Dyshja kanë folur për bashkëjetesën në çift, teksa në një moment duke biseduar në kuzhinë Gjesti i tha Eglit se po kombinohen mjaft mirë bashkë, madje duke theksuar se ajo ishte e para dhe ndoshta e fundit që e kuptonte.
"Po kombinohemi edhe në guzhinë. Më kupton ti mua, je e para në jetën time dhe do mbetesh ndoshta e fundit. Seriozisht e kam. U mësova me jetu me ju.", tha Gjesti.
Kujtomë se tashmë ata janë zyrtarisht çift, të paktën brenda shtëpisë së famshme. Dy ditë më parë u "kurorëzuan" në një dasmë simbolike të organizuar nga Vëllai i Madh.