
Kanye West dhe Bianca Censori janë divorcuar, vetëm 11 ditë pasi ajo u shfaq e zhveshur në tapetin e kuq në ndarjen e çmimeve Grammy.
Burime për mediat e huaja raportojnë se ata janë ndarë ditët e fundit dhe se kërkesa për divorc është çështje kohe.
Kriza në mardhënien e tyre erdhi pas natës në ndarjen e çmimeve Grammy, si dhe pas dekleratave antisementike të reperit në X /Tëitter.
Bianca Censori ka vendosur të largohet nga Kanye Ëest, duke i dhënë fund gjithë situatave toksike dhe manipuluese që ishte krijuar mes tyre.
Gjithashtu, raportohet se Bianca Sensori do të marrë 5 milionë dollarë nga Kanye West, si pjesë e një marrëveshjeje verbale mes tyre. Aktualisht, 30-vjeçarja është duke qëndruar në rezidencën luksoze të Yeezy në Los Angeles, por nuk dihet nëse Kanye është me të.
Shumë raportojnë se këngëtari, pas çmimeve Grammy dhe prishjes së lidhjes së tyre, u kthye në Japoni, ku kaloi pothuajse të gjithë vitin e kaluar, duke qëndruar në hotele.