![Partnerja e tij feston ditëlindjen e 24, Robert Berisha e uron publikisht:](https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/media3/-900-0-1724671192xscreenshot-4-834.jpg)
Bukuroshja brune ulqinake që i ka “vjedhur” zemrën Robert Berishës feston sot ditëlindjen e saj.
Ana Skreli mbush 24 vjeç dhe në këtë ditë kaq speciale nuk kishte si të mungonte dhe urimi nga partneri i saj.
Në llogarinë e tij në “Instagram”, Robert Berisha ka postuar disa foto krah partneres së tij bukuroshe, krahas së cilave shkruan: "Të uroj një ditëlindje aq të mrekullueshme dhe speciale sa ti je!”, shkruan Roberti, postim të cilin e ka shoqëruar dhe me një “emoji” zemër.
Lidhja e Robertit dhe Anës është përfolur gjerë e gjatë nëpër mediat, kjo dhe për faktin e moshës së bukuroshes.
Por, pavarësisht kritikave në rrjet, këngëtari dhe partnerja e tij kanë vendosur të dëgjojnë dhe lexojnë vetëm komentet pozitive dhe të jetojnë dashurinë e tyre.