Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Parashqevi Simaku takon djalin e saj, Julia Ilirjani i del në mbrojtje kushëririt: Përpjekje dëshpëruese për të hedhur baltë

Shkruar nga Newsbomb
Parashqevi Simaku takon djalin e saj, Julia Ilirjani i del në mbrojtje
Julia Ilirjani, Parashqevi Simaku, Elton Ilirjani

Në çështjen e famshme të Parashqevi Simakut, tashmë është përfshirë dhe kushërira e Elton Ilirjanit, ish banorja e “Big Brother Vip”, aktorja Julia Ilirjani.

Ditën e djeshme Parashqevia takoi pas shumë vitesh pritje djalin e saj Luke si dhe ish-bashkëshortin Robert Nolfe. Ky takim u mundësua falë biznesmenit Elton Ilirjani, i cili e ka marrë nën përkujdesjen e tij Parashqevinë që në ditët e para kur ajo u gjend në stacionin e trenit në Neë York.

Pas shumë komentesh dhe kritikash, Julia Ilirjani është siguruar që t’i japë të gjitha kreditet Elton Ilirjanit dhe duke hedhur poshtë njëherë e mirë të gjitha thashethemet se persona të tjerë kanë ndihmuar për Parashqevinë.

Gjithashtu ajo ka dhe një koment për të gjitha ata, të cilët hodhën baltë mbi kushëririn e saj dhe mirësinë e tij nga dëshpërimi për vëmendje.

Kam dëgjuar dhe lexuar këto ditë shumë urime, bekime dhe fjalë të mira për ndihmën që po i jepet këngëtares Simaku në rrjete sociale, por edhe mesazhe që unë në faqen time i kam marrë. U përfshiva në këtë ngjarje pa dhe me dashje. Kështu që, dua t’ju falenderoj të gjithëve që ishit dashamirës për historinë e saj dhe më në fund, me ngjarjen e madhe që një nënë mund të ketë, takimin me fëmijën e vet. Faleminderit të gjithëve dhe Zoti jua shpërbleftë në të mira…

Por (ka gjithmonë një por), por edhe disa që nuk janë dakord me këtë ‘shfaqje’. Për fat të keq, me gjithë përpjekjet tuaja për të hedhur baltë për mirësinë e Elton Ilirjanit dhe me dëshirën e madhe dhe dëshpëruese për vëmendje, fotot dhe videot e hedhura sot nga takimi me djalin re saj dhe Robertin, kanë qenë të kontrolluara dhe të aprovuara nga Luke, Robert dhe Parashqevi. Kështu që, mos u mundoni kaq shumë të tërhiqni vëmendje me asgjë. Bëni ndonjë gjë tuajën, hapeni zemrën dhe gëzuar Vitin e Ri. Zoti qoftë me të gjithë ne”, është shprehur Julia Ilirjani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed