Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Parashqevi Simaku rikthehet për publikun shqiptar, publikon këngën e re me ish bashkëshortin Robert Nolfe

Shkruar nga Newsbomb
Parashqevi Simaku rikthehet për publikun shqiptar, publikon
Fotomontazh/ Momenti i takimit te saj me djalin dhe ish-bashkeshortin-Parashqevi Simaku

Ashtu sikurse ishte njoftuar qysh më herët artistja shqiptare, Parashqevi Simaku është rikthyer me projektet e reja muzikore. Pas një shkëputje shumë të gjatë nga tregu muzikor artistja ka ardhur me këngën e saj më të re.

Por, ai që është kujdesur për këtë projekt muzikor të Parashqevisë ka qenë pikërisht ish-bashkëshorti i saj, Robert Nofle, i cili për shumë vite me radhë ka qenë edhe menaxheri i saj, madje ka qenë njeriu i cili i premtoi “Hollivudin”.

Në këngën e saj më të re “Dashuria”, Simaku shfaqet me një imazh të kuruar deri në detaj, ndërkohë që në të dhënat e këtij projekti del në pah dhe emri i ish-bashkëshortit të saj.

Nofle rezulton të jetë producenti i kësaj këngë, ndërkohë që në bashkëpunim me vetë Parashqevinë ata kanë bërë dhe muzikën.

Parashqevi Simaku rikthehet për publikun shqiptar, publikon

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese