Hapësire reklamuese


Showbiz & Lifestyle

Pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, krenaria që shihet në sytë e të atit të Kiarës për të bijën

Shkruar nga Newsbomb
Pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, krenaria që shihet
Kiara dhe i ati

Mes emocioneve të forta, por dhe të bukura, mbrëmjen e së dielës u zgjodh Miss Lushnja. Alisia Zeneli, arriti që të “rrëmbente” kurorën e më të bukurës, ndërkohë që pjesë e këtij paneli të cilët dhanë dhe verdiktin ishin emra të njohur të gazetarisë dhe ekranit shqiptar, por jo vetëm.

Mes tyre ishte dhe Kiara Tito, vajza e Lushnjes e cila kudo dhe kurdo herë nuk lë pa përmendur vendin e saj të lindjes.

Gjatë kësaj nate magjike është kapur një moment mes Kiarës dhe babait të saj, i cili po ashtu ndodhej në sallë duke ndjekur nga afër këtë kompeticion i cili kishte tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve.

Në pamjet e publikuara në rrjet, i ati Kiarës shihet teksa nuk ia ndan sytë të bijës plot krenari. Ky moment po bën xhiron e rrjetit ndërkohë që të gjithë përmes komenteve qëndrojnë në të njëjtën linjë duke thënë se dashuria e parë për çdo vajzë është babai, forca ku ajo mbështetet, ndërsa për prindin krenaria më e madhe është kur sheh vajzën teksa ngjit majat!

Pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, krenaria që shihet
Kiara Tito dhe i ati

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese