Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Pamjet apokaliptike! Dua Lipa tregon tmerrin e përjetuar nga zjarret në Los Angeles: E frikshme, ia dola të largohem

Shkruar nga Newsbomb
Pamjet apokaliptike! Dua Lipa tregon tmerrin e përjetuar nga zjarret
Fotomontazh: Zjarri në Los Angeles, Dua Lipa

Dua Lipa është një nga personazhet e famshëm që është larguar nga Los Angeles për shkak të zjarreve masive që kanë përfshirë zonat e Pacific Palisades dhe Hollywood Hills. 

Në një postim të fundit në Instagram, Dua ka ndarë shqetësimin e saj për situatën e rëndë, duke e cilësuar këtë periudhë si “ditë të frikshme”. 

Disa ditë absolutisht shkatërruese dhe të frikshme në LA. Duke menduar për të gjithë miqtë e mi dhe njerëzit e qytetit që duhej të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Do të ndaj disa kontakte që gjej për këdo që dëshiron të ndihmojë dhe të dhurojë për godinat që aktualisht strehojnë shumë njerëz të zhvendosur. Unë jam e sigurt dhe ia dola të largohem nga qyteti. Duke i dërguar dashurinë time të gjithëve që po kalojnë këtë kohë tepër të vështirë, qëndroni të sigurt dhe kujdesuni për njëri-tjetrin”, shkruan Lipa. 

Aktualisht, bilanci i viktimave ka arritur në 10 persona, ndërsa rreth 10,000 ndërtesa janë shkatërruar nga flakët. Po ashtu, të prekur nga zjarret janë edhe disa emra të njohur të showbiz-it, si Paris Hilton, Denise Crosby dhe Milo Ventimiglia, të cilët kanë humbur shtëpitë e tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese