Prej disa kohësh tashmë këngëtarja me famë botërore, Celine Dion vuan nga një sëmundje e pashërueshme neurologjike.
Celine Dion po ndan përvojën e saj të dhimbshme me fansat e saj duke mos hezituar të publikojë pamjet e krizës së saj në një dokumentar.
Duke qarë nga dhimbja dhe e paaftë për të kontrolluar trupin e saj, ylli 56-vjeçar duron një krizë torturuese dhjetë minutëshe. Skenë kjop që shfaqet në dokumentarin " I Am: Celine Dion " të Amazon Prime .
Këngëtarja shihet nën dhimbje, teksa mjekët përpiqen dëshpërimisht të lehtësojnë spazmat e saj të dhimbshme të muskujve. Në të njëjtën kohë, me lejen e saj, një ekip televiziv filmon sa më sipër.
Siç shihet në video, asaj i jepet një sprej medikamentoz i hundës, i cili përdoret zakonisht për të trajtuar efektet e konvulsioneve të shumta te të sëmurët nga ky çrregullim neurologjik.
Këngëtarja e “My heart will go on” vuan nga një sëmundje e rrallë që quhet “stiff-person syndrome” (SPS), e cila është një çrregullim neurologjik i rrallë, progresiv .
Simptomat mund të përfshijnë: Muskuj të ngurtësuar në krahë dhe këmbë, ndjeshmëri më e madhe ndaj zhurmës, prekjes dhe shqetësimit emocional, të cilat mund të shkaktojnë spazma të muskujve.