Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

PAMJE TË RËNDA!!! Dhuna rrugaçërore e Noizyt dhe grupit të tij ndaj Med Isenit, boksieri i gjakosur në spital

Shkruar nga Newsbomb
PAMJE TË RËNDA!!! Dhuna rrugaçërore e Noizyt dhe grupit
Ilustrim: Rigels Rajku (Noizy) - Med Iseni

Boksieri dhe personazhi i njohur i rrjeteve sociale Muhamet Iseni, i njohur ndryshe dhe si Med Iseni, është rrahur barbarisht në orët e para të mëngjesit të tjerësh nga tetë persona. Ai ka qenë i shoqëruar nga kunati i tij, i cili gjithashtu ka përfunduar në spital i gjakosur.

Mediat në Kosovë kanë siguruar pamjet e rënda nga Spitali i Pejës, ku Med Iseni dhe kunati i tij kanë shkuar pas dhunës rrugaçërore që ka ushtruar reperi Rigels Rajku (Noizy) dhe shtatë shokë të tij.

Të dy, si boksieri dhe kunati i tij duken të gjakosur keq, ndërsa dje newsbomb.al ka publikuar mesazhet e shkëmbyera mes tij dhe reperit Arkimed Lushaj (Stresi), i cili e ftonte në klubin ku ndodhi sherri dhe më pas e nxori në pritë te Noizy.

PAMJE TË RËNDA!!! Dhuna rrugaçërore e Noizyt dhe grupit
Med Iseni dhe kunati i tij ne spital/ © Credits Sinjali.com

Kjo ngjarje e rëndë ka shokuar jo pak publikun, se si mundet një personazh si Noizy, i cili është idhull për shumë të rinj të kryejë një akt të tillë. I shoqëruar shpesh nga biznesmenë, kolegë apo dhe politikanë Noizy ka përcjellë mesazhe sensibilizuese për të rinjtë, por me sherret e njëpasnjëshme, të cilët vlen të theksohet që nuk janë të pakta, reperi po na vërteton se nuk është dhe aq “djalë i mirë”, sa me zë të lartë e ka përsëritur në intervista të ndryshme.

Jo më larg se dy javë më parë Noizy erdhi me një intervistë ekskluzive me Mira Kazhanin ku foli mbi jetën e tij dhe shembullin e djalit punëtor që transmeton te fansat.

PAMJE TË RËNDA!!! Dhuna rrugaçërore e Noizyt dhe grupit
Boksieri Med Iseni ne spital/ © Credits Sinjali.com

Sipas reperit kur ata shkojnë ta ndjekin live në koncertet e tij nuk shohin vetëm një muzikant, por një njeri i cili ka arritur t’ia dalë me forcat e tij, që punon fort dhe që nuk është ai djali “bad boy” që repi e “detyron” të tregojë në skenë. Por siç duket, gjithçka është fasadë dhe këtë e tregojnë episodet e vazhdueshme të dhunës rrugaçërore që këta personazhe të ndjekura shumë nga të rinjtë bëjnë në jetën e përditshme.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed