Boksieri dhe personazhi i njohur i rrjeteve sociale Muhamet Iseni, i njohur ndryshe dhe si Med Iseni, ka publikuar videon ku shihet se si dhunohet barbarisht nga Noizy dhe grupi i tij prej 7 vetash.
Në videon e publikuar nga vetë boksieri, shihet si pasi Medi Iseni dhe kunati i tij u futën në një dhomë, aty ata u përballën me Noizyn dhe 7 persona të tjerë të grupit të tij, duke u dhunuar me doreza hekuri dhe sende të forta.
Med Iseni shkuan se video është filmuar nga i biri i Sali Lushës, Arkimed Lushaj (Stresi) i cili e preu në besë dhe e nxori në pritë te Noizy.
Ditën e djeshme newsbomb.al ka publikuar mesazhet e shkëmbyera mes tij dhe reperit Arkimed Lushaj (Stresi), i cili e ftonte në klubin ku ndodhi sherri dhe më pas e nxori në pritë te Noizy.
Kjo ngjarje e rëndë ka shokuar jo pak publikun, se si mundet një personazh si Noizy, i cili është idhull për shumë të rinj të kryejë një akt të tillë. I shoqëruar shpesh nga biznesmenë, kolegë apo dhe politikanë Noizy ka përcjellë mesazhe sensibilizuese për të rinjtë, por me sherret e njëpasnjëshme, të cilët vlen të theksohet që nuk janë të pakta, reperi po na vërteton se nuk është dhe aq “djalë i mirë”, sa me zë të lartë e ka përsëritur në intervista të ndryshme.
Noizy dhe Medi Iseni janë përfshirë në konflikt edhe rreth dy vite më parë. Ngjarja ndodhi gjatë një koncerit të reperit,ku fansat e tij dhunuan duke qëlluar me grushte Medi Isenin.