Prej ditësh në media e në rrjetet sociale po diskutohet marrëdhënia e këngëtares së njohur popullore, Maya Aliçkaj me bashkëshortin e saj Arben Shaipi.
Gjykata e Tiranës ka pajisur me urdhër mbrojtje këngëtaren për shkak të dhunës së familjes, ndërkohë partneri i saj ka hedhur poshtë këto akuza duke thënë se asnjëherë nuk ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe të gjitha këto janë “manovra” që t’ i marrë pasurinë dhe djalin e tyre.
Ditën e djeshme u publikua dhe një video, dëshmi e një debati mes çiftit. E tesa rrjeti po “zjen”, Maya si duket nuk është shqetësuar aspak dhe po vijon jetën e saj normalisht.
Kur të gjithë presin një reagim nga këngëtarja, ajo ka vendosur që të qëndrojë e heshtur dhe reagimi i vetëm që ka bërë në rrjetet sociale janë njoftimet për koncertet e radhës.