
Deputetja e Partisë Demokratike, e cila aktualisht mban dhe rolin e opinionistes në Big Brother Vip, Ori Nebiaj, është mjaft e rezervuar kur vjen puna te jeta e saj private.
Intervistat e Orit numërohen me gishtat e dorës, madje dhe në ato pak që ajo ka dhënë s’ka folur për gjërat e saj të zemrës. Gjatë këtij Prime në Big si duket Orit i ka “shpëtuar goja” dhe ka zbuluar se po bën dy vite me partnerin e saj.
Teksa po diskutonte lidhur me romancën Heidi-Romeo, dhe takimin që ajo pati me prindërit e aktorit, Ori tha se është normale që u ndje në siklet, pasi edhe ajo ndihet po njësoj.
“I kam parë të përfshirë të dy dhe të impenjuar vetëm në debate me lojën. Një vajzë si Heidi që të ndihet jo komode për të takuar prindërit e djalit që sapo ka njohur në Big Brother. Me thënë të drejtën unë ndihem jo komode edhe pse kam dy vite me atë djalin. Ja njoh shumë mirë gjithçka por kur takoj prindërit kam ndrojën e gjithë kësaj bote, a do i pëlqej si do ndihen”, tha Ori.