Është e shtrenjtë dhe me shumë kalori, por të gjithë duan " çokollatën Dubai " këtë sezon. Edhe në tregun tradicional të Krishtlindjeve të Këlnit, një nga më të mëdhenjtë dhe më të famshëm në të gjithë Gjermaninë, vizitorët rreshtohen për "çokollatë Dubai të punuar me dorë" në stendën tradicionale të kompanisë tregtare të ushqimit Kischmisch, që do të thotë "rrush i thatë" në gjuhën pashto.
Themeluesi i biznesit, Nasratullah Kousaki, thotë për Deutsche Ëelle se ai tregton ushqime nga Azia Qendrore. Malli më i kërkuar për momentin është 'çokollata e Dubait'. Dhe kjo pavarësisht se çmimet fillojnë nga 7.5 euro për 100 gramë.
Tregtarët po përpiqen të fitojnë nga kjo “modë”. Në shumë tregje të Krishtlindjeve vizitorët mund të provojnë 'Dubai Hot Chocolate', 'Dubai Chocolate Crepes' dhe madje 'Dubai Chocolate Ëaffles'. Por në të vërtetë: A mundet kushdo që dëshiron të përgatisë, shërbejë dhe shesë këtë recetë të kërkuar kudo, edhe nëse nuk është në Dubai?
Një shpikje arabe
Siç tregon edhe emri i saj, "çokollata Dubai" u bë për herë të parë në Dubai, qyteti më i madh në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ideja origjinale i përket çokollatieres Sara Hamuda. Siç thotë ajo në Instagram, recetën e ka shpikur gjatë shtatzënisë së dytë për t'u përballur me ndjenjën e vazhdueshme të urisë.
Couvertura me çokollatë, kremi i fëstëkut (i cili gjithashtu lulëzon në Iran dhe vende të tjera të Azisë Qendrore) dhe gjethet krokante kandaifi janë përbërësit kryesorë të "Dubai Chocolate", e cila u bë e famshme në mbarë botën përmes TikTok.
A mbrohet emërtimi i origjinës?
Rregulli i përgjithshëm është që në ushqim një emërtim i origjinës mund të regjistrohet ligjërisht dhe të mbrohet nga konkurrentët e mundshëm nëse plotësohen disa kritere. Një shembull klasik është vera e gazuar e Campania (Shampanjë), e cila shitet si "shampanjë" vetëm nëse vjen në të vërtetë nga ai rajon i veçantë historik i rritjes së verës në Francën verilindore. Vera e gazuar prodhohet edhe nga shumë vreshtarë të tjerë në mbarë botën, por nuk lejohet të tregtohet me emrin “shampanjë”.
E gjithë kjo mbrohet nga "Akti i Gjenevës i Marrëveshjes së Lisbonës për Emërtimet e Origjinës dhe Treguesit Gjeografikë", i cili mbron ligjërisht emërtimet e origjinës për ushqimet dhe pijet në mbarë botën. Megjithatë, siç shpjegon avokati Ridiger Balls për Deutsche Ëelle-n, mbrojtja ligjore u garantohet vetëm palëve në kontratën në fjalë, e cila nuk përfshin Emiratet.
Sigurisht që ekziston edhe rruga alternative e një marrëveshjeje dypalëshe. "Teorikisht, Emiratet e Bashkuara Arabe mund të regjistrojnë emrin 'çokollatë Dubai' brenda kufijve të tyre dhe më pas t'i paraqesin Komisionit Evropian kërkesën për regjistrimin e këtij emri për të gjitha vendet anëtare të BE-së", thotë Riedinger Balls.
Megjithatë, ai beson se kjo përpjekje vështirë se do të ishte e suksesshme. “Një nga kriteret e marra në konsideratë, për të siguruar mbrojtje ligjore, është nëse produkti ka disa karakteristika unike apo përbërës që e dallojnë atë nga produktet e tjera”, thekson ai. “Vetëm emri “Dubai Chocolate” ndoshta nuk mjafton”.