Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

“Nuk zgjodhi të ishte punonjëse seksi”, Elton Ilirjani: Parashqevi Simakun e kanë goditur bashkatdhetarët e saj, shumë shqiptarë e kanë shkatërruar

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk zgjodhi të ishte punonjëse seksi”, Elton Ilirjani:
Elton Ilirjani dhe Parashqevi Simaku

Elton Iliriani së fundmi ishte i ftuar në studion e emisionit “Opinion”, ku ndau mendimet e tij mbi jetën dhe karrierën e ikonës së muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku.

Gjatë intervistës, ai foli hapur për vështirësitë që këngëtarja përjetoi pas largimit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, teksa synonte të realizonte ëndrrën e saj për të shkëlqyer në Hollyëood.

Iliriani tregoi se Simaku hasi pengesa të shumta, jo vetëm nga mungesa e mbështetjes, por edhe nga goditjet që i erdhën nga bashkatdhetarët e saj.

 “Ajo dështoi sepse ajo nuk zgjodhi që të ishte një “punonjëse seksi” siç janë shumë artistë të tjerë dhe në skandalet që keni parë në SHBA. Parashqevi Simaku është një person shumë i pastër, shumë i dashur, që ka besim të madh te Zoti. Ajo e rrezaton këtë. Kur ka shkuar në Hollivud, jo vetëm që nuk ka pasur mbështetjen e askujt nga shqiptarët, por edhe është goditur. Është goditur që në hapat e saj në Hollivud”, tha ai.

Ai gjithashtu mohoi kategorikisht thashethemet që kanë qarkulluar, duke theksuar se këngëtarja nuk ka përdorur drogë apo ka qenë e alkoolizuar.

 “Ka pasur të mirat ky status, por ka pasur dhe të këqijat që është goditja e madhe që i është dhënë vetë nga bashkatdhetarët e saj në fushën e artit. Parashqevi Simaku ëndërronte të ishte yll në Hollivud dhe i kishte të gjitha kriteret. Problemi që ka hasur ajo ka qenë që është person që vjen nga një familje e varfër me norma dhe rregulla. Është folur shumë për jetën e saj private sikur bënte drogë, sikur është e alkoolizuar. Asnjë nga këto nuk është e vërtetë”, tha ai.

Iliriani la të kuptohet se di më shumë rreth asaj çfarë ka ndodhur me Simakun, por preferoi të mos i zbulojë të gjitha detajet.

 “Unë di shumë gjëra për Parashqevi Simakun. Jo të gjitha thuhen. Nuk thuhen për arsye se ka persona publikë në Shqipëri që janë përpjekur t’i shkatërrojnë karrierën dhe e kanë përndjekur atë dhe në jetën private me familjen e saj”, u shpreh ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese