Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Nuk u martua pas vdekjes së gruas, këngëtari i njohur rrëfen arsyen e këtij vendimi

Shkruar nga Newsbomb
Nuk u martua pas vdekjes së gruas, këngëtari i njohur rrëfen
Këngëtari, Ramadan Krasniqi

Këngëtari shqiptar nga Kosova Ramadan Krasniqi, i njohur ndryshe me emrin e artit “Dani” ka rrëfyer për herë të parë arsyet se përse mori vendimin për të mos u martuar më, pas humbjes së bashkëshortes së tij.

I pranishëm në emisionin “The Elite Way”, këngëtari ka folur për pjesën më të dhimbshme të jetës së tij, ajo e humbjes së gruas në një moshë mjaft të re, pasi ajo u diagnostikua me sëmundjen e kancerit.

Nuk u martua pas vdekjes së gruas, këngëtari i njohur rrëfen
 

Gjatë kësaj interviste, Dani ndau me publikun dhimbjen dhe vështirësitë që ka përjetuar pas humbjes së udhëtares së jetës.

Ai shpjegoi se si kjo humbje e madhe ndikoi jo vetëm jetën e tij, por edhe të fëmijëve, të cilët mbetën pa ngrohtësinë e nënës së tyre në një moshë relativisht të re.

Dani theksoi se kurrë nuk i kishte shkuar mendja të rimartohej pas humbjes së bashkëshortes, pasi përkushtimi dhe dashuria e tij për të ndjerën kanë qenë gjithmonë të pranishme në zemrën e tij.

"Ndonëse trupi i saj është larguar nga kjo botë, por shpirti i saj jeton në kujtimet tona, jeton bashkë me ne",- shprehet artisti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese