Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

"Nuk ndihem e vetmuar", Angelina Jolie: Të jesh prind është gjithçka!

Shkruar nga Newsbomb
"Nuk ndihem e vetmuar", Angelina Jolie: Të jesh prind
Angelina Jolie

Ylli i kinematografisë, Angelina Jolie, së fundmi ka zbuluar “copëza” nga jeta familjare dhe personale. Aktorja shprehet se nuk ndihet e vetmuar dhe se të jesh prind është gjithçka.

Teksa foli për rolin e saj te projekti më i fundit “Maria”, aktorja tha: Maria nuk kishte një familje, kështu që puna ishte gjithçka për të. Për mua jo! Të jesh prind është gjithçka.

Më herët, aktorja është shprehur se e gjen veten shumë të lidhur emocionalisht me Marian, si personazh.

“Ishte terapia, për të cilën nuk e dija se kisha nevojë. Të këndosh opera është të tregosh ndjesitë e tua, nuk është njësoj si të këndosh në makinë”, - ka thënë ajo.

Në intervistat e mëhershme, Jolie është shprehur se nuk ka asnjë moment që familja e saj nuk është prezente. Madje ajo ka rrëfyer disa episode gjatë xhirimeve të filmit të fundit, periudhë kur nuk ndihej mirë.

“Jam bërë nënë prej 23 vitesh. Gjëja më e bukur e prindërimit është se nuk je ti qendra e jetës. Djemtë e mi vinin me një përqafim ose një filxhan çaji sa herë më shihnin të mërzitur. Nuk e shpreh kurrë trishtimin që kam tek ata, por këtë herë ishte thuajse e pamundur”, - ka treguar aktorja e cila ka 6 fëmijë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese