Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

“Nuk mund të fle…” blogerja amerikane shfaqet në lot pas mbylljes së TikTok.

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk mund të fle…”  blogerja amerikane shfaqet në
Blogerja Alix Earle

Të shumtë janë ata që janë shfaqur të mërzitur pas mbylljes së TikTok në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një blogere amerikane, Alix Earle shfaqet shumë e mërzitur nga mbyllja e TikTok, e cila është bërë e famshme prej këtij aplikacioni.

Ajo filloj të bënte video të shumta, por më shumë u bë e famshme me trendin “Get Ready With Me”, ku ka grumbulluar mbi 7.2 milionë ndjekës në këtë platformë.

Pas njoftimit të ndalimit të TikTok, ajo ka shpërndarë një video ku shfaqet duke qarë dhe e mërzitur për këtë vendim.

“Nuk mund të fle, jam shumë e trembur për këtë. Jam shumë e trishtuar, thjesht po mendoj se si do të zhduken të gjitha kujtimet. E dua shumë dhe thjesht ndihem sikur të kem të kthehem tek ajo menjëherë”, shprehet mes lotësh blogerja.

Earle thuhet se fiton midis 40,000 dhe 70,000 dollarë për bashkëpunimet që ajo bënte me markat më të njohura.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese