Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

“Nuk jam penduar se gjuajta Gjesin, por se preva në besë produksionin”, G Bani: Kam lexuar lloj lloj psikopati

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk jam penduar se gjuajta Gjesin, por se preva në besë
G Bani

G Bani, ish banori i BBVA, i cili përjashtua nga loja për shkak te shkeljes së rregullave të programit, duke i dhënë fund kështu rrugëtimit të tij në shtëpinë më të famshme ka zbulur se është penduar shumë.

I ftuar në “Big Brother Radio” me Elona Duro, ku u shfaq i emocionuar gjatë intervistës ai foli për strategjitë e tij brenda shtëpisë, si dhe për ndjenjat e tij pas daljes nga loja, duke shprehur pendesë për veprimet që çuan në përjashtimin e tij, duke u shprehur: “Jam penduar, preva në besë produksionin.”

I pyetur nga Elona Duro nëse ndiente keqardhje për veprimin, G Bani përgjigjet:

"Ndjenjë pendese po. Jam penduar, por jo jam penduar se i bëra atë gjë atij. Jam penduar se preva në besë produksionin që më besuan të isha në atë format dhe e di shumë mirë që produksioni absolutisht nuk toleron asgjë të tillë.

Kur jam futur pastaj, kur dola nga aty dhe u futa në rrjetet sociale dhe kam lexuar lloj lloj psikopati, që thonin që ky i ka gjërat mirë me produksionin, më vinte të vija kujën se e di shumë mirë që ka diçka që kam hasur tek Top-i që në 2004.

Përveç infrastrukturës dhe teknologjisë së lart që ka pasur që atëherë është meritokracia dhe e di që Top-i nuk mban kurrë asnjë me hatër. Nuk ka mbajtur me hatër politikanë e të fortë, e nuk ka pse mban G Banin, kur e fundit e ka promovuar vetë që në 2004."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese