Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

"Nuk i kam thënë mjaftueshëm…”, Ana Lika me lot në sy rrëfen pengun që i ka ngelur nga vdekja e parakohshme e nënës së saj

Shkruar nga Newsbomb
"Nuk i kam thënë mjaftueshëm…”, Ana Lika me lot
Ana Lika me nënën e saj

Aktorja e njohur, Ana Lika me lot në sy ka folur për humbjen e nënës së saj, Ilda Gjoni, e cila ndërroi jetë pas një beteje me kancerin.

Ana tha se nëna e kuptonte me mirë se çdo kush dhe se mjaftonte një shikim për të kuptuar se çfarë kishte në atë moment.

Aktorja ndër të tjera është shprehur se e vetmja gjë që mund t’i ketë ngelur peng është se nuk i ka thënë mjaftueshëm se sa e donte.

“Kuptova që nuk do ta përqafoja më edhe pse kur u nis për Itali më premtoi që do të kthehej prapë. 48 vjeç ndërroi jetë.

Më mbetën peng shumë gjëra, por thellë thellë më njihte shumë mirë, mjaftonte të më shihte në sy dhe kuptonte se çfarë kisha unë në ato momente. E vetmja gjë që mund të më kishte ngelur pishman, mbase nuk i kam thënë mjaftueshëm se sa e dua, por ia them çdo natë që të kompensoj ato ditë që nuk ia kam thënë”, tha ajo për “S’e luan Topi”.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese